Boshti i autokratëve arab të cilët qëndrojnë prapa Donald Trumpit

nga David Hearst | Publikuar në Dhj. 12, 2017, 12:11 a.m.

Donald Trumpi ka zbuluar qëllimet e veta për Jerusalemin. Gjatë kësaj ka lënë anash fshehjen afatgjate se SHBA-të janë në gjendje të ndërmjetësojnë në marrëveshjen në mes Izraelit dhe Palestinës. Tani më nuk mund të qëndrojë ”neutraliteti”. Pa Jerusalemin si kryeqytet nuk mund të ekzistojë shteti palestinez. Pa këtë është çështje kohe se kur do të nis edhe një intifadë e re palestineze. 

Vetëm simboli si është Jerusalemi mund të bashkojë palestinezët të cilët janë diametralisht përball njëri tjetrit sikurse Mahmud Abasi nga Fatahu dhe Ismail Henije nga Hamasi. Vetëm Jerusalemi ka fuqinë të bashkojë të gjithë të burgosurit të të gjitha burgjeve dhe vendeve ekzile në të cilën gjenden palestinezët, burgjeve fizike izraelite si dhe palestinezëve metaforik të vitit 1948, të Gazës, Bregut perëndimor, kampeve të refugjatëve dhe diasporës. Vetëm Jerusalemi flet për rreth dy miliard myslimanëve në tërë botën.  

Nën Trumpin ata kanë formuar boshtin e autokratëve arab, ambiciet gjeopolitike e të cilëve janë të mëdha sikurse kuletat e tyre me para. Ata në të vërtet mendojnë se kanë fuqi që të imponojnë dëshirën e tyre jo vetëm në mbeturinat e shtetit palestinez, por edhe për rajonin në përgjithësi. Në ndërtim, sipas mendjes së tyre, është rrjeti i shteteve moderne policore, prej të cilëve çdo njëra është autore e shkëlqimit për liberalizmin perëndimor. Të gjithë e shohin Likudi si partnerin natyror, ndërsa Jared Kushnerin si bashkëbisedues diskret. 

Pasqyrimi, shqyrtimi, bashkëpunimi, konsultimi, konsensusi nuk paraqiten në leksikonin e tyre. Demokracinë duhet shtyjnë, liria e të shprehurit është aty me qëllim që të udhëhiqet me to. E arabët? Ata janë për t’u blerë. Për atë Muhamedin bin Selman, trashëgimtari i fronit dhe de fakto sundimtar i mbretërisë saudite, ka menduar se mund të frikësojë Mahmut Abasin, presidentin palestinez të sëmurë, që të pajtohet. Ai i ka thënë Abasit që të pranojë kushtet, pa Jerusalemin, pa të drejtë në kthim, ose do të gjejë dikë i cili do të pranojë, sipas burimeve të shumëfishta të cilin e ceku New York Times.

Boshti i cili qëndron prapa Trumpit, trashëgimtari i fronit dhe de fakto sundimtari i Arabisë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni. Muhamedi bin Selmani, Muhamed bin Zajedi, Abdylfetah  es –Sisi të gjithë janë të varur nga Trumpi. As bllokada e Katarit,, as përpjekja që të detyrohet Saad Hariri të jep dorëheqje në pozitën e kryeministrit të Libanit, as shkatërrimi i Këshillit për bashkëpunim të Gjirit as formimi i aleancës ushtarake dhe ekonomike në mes Saudisë dhe Emirateve nuk do të mund të ndodh pa dritën jeshile të Trumpit. Trumpi ka mundësuar bin Selmanit të thejë shtyllat e shtetit saudit, të plaçkit pasuritë e kushërinjve, dhe të gjitha të plasojë në emër të modernizimit dhe reformës. Por, ata gjithashtu kanë lejuar Trumpit që të imponojë ndalimin e myslimanëve dhe të publikojë helmin e fashistëve britanik për myslimanët. Kaosi të cilin e ka krijuar ky grup ka zbuluar qartë largimin nga grupi i dytë i aleatëve amerikan të cilët e ndiejnë efektet e këtyre politikave mbi vete. Mbreti Abdullah nga Jordania dhe Mahmut Abasi janë përpjekur të paralajmërojnë Washingtonin për rrezikun e asaj që Trumpi do të shpall për Jerusalemin. Ata veten e shohin të shtrënguar në qoshe dhe sikurse kanë humbur hapësirën për manovrim.

Jordanisë i është bashkëngjitur Turqia, kryetari i të cilit Erdogani ka gjet mbështetjen e shumë anëve për ndërprerjen e marrëdhënieve me Izraelin. Turqia momentalisht është kryesuese e Organizatës për bashkëpunim islamik e cila ka 57 anëtare. Nacionalistët poashtu janë bashkëngjitur kësaj. Lideri i partisë opozitare Nacional popullore Devlet Bahçeli ka paralajmëruar se SHBA-të kanë bërë gabim historik me vendimin e tyre për të njohur Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit. “Komploti rreth Jerusalemit është thikë pas shpine për të sulmuar të gjitha gjërat të cilët i konsiderojmë të shenjta”.

Grupin e tretë e përbëjnë Irani, Iraku, Siria dhe Hezbollahu të cilët kanë fituar edhe një dhuratë në pjatën e argjendtë. Trumpi tani jep Iranit një gjasë të madhe që të përmirësojë dëmin të cilin e ka bërë në luftën qytetare të Sirisë kundër grupeve kryengritëse sunite, të cilët tani do të thonë:”Ne jemi me juve së bashku rreth Jerusalemit”.  Grupi i katërt është ai të cilin Trumpi, Netanjahu, bin Selmani dhe bin Zajedi kurrë nuk do të arrijnë të përvetësojnë. Ata janë vet palestinezët. Historikisht shikuar ata janë më të fuqishëm kur janë më të izoluar. Ajo është fuqi të cilin e kanë treguar në fillim të intifadës së parë dhe të dytë. Kjo është ajo e cila ka ardhur në shprehje kur e kanë detyruar Izraelin që të largojë barrierat e sigurisë në hyrje të Qytetit të Vjetër.

Asnjë palestinez, çoftë ai ose ajo nacionaliste, sekulariste, islamiste, krishterë nuk do të pranojë assesi të humbin Jerusalemin si kryeqytet, dhe në ditët dhe javët në vijim do të shohim se çfarë do të thotë kjo. Ekzistojnë rreth 300 mijë banorë por jo dhe qytetar, të Jerusalemit, kryeqytetit izraelit të shpallur në të cilin Trumpi e ka hedhur në mes tyre bombën. Të premten shënohet përvjetori i tridhjetë i intifadës së parë palestineze. Vetëm shikoni relacionin palestineze në muret e Qytetit të vjetër , vetëm pjesë të”patundshmërisë” të cilët e kanë lënë të ndriçuar me ngjyrat e flamurit izraelit dhe amerikan.



Burimi : SAFF

David Hearst

David Hearst është redaktor i portalit MiddleEast Eye. Më pare ka punuar si redaktor dhe ...