Shejh Isa Kassimi u transferua në spital

Publikuar në Dhj. 10, 2017, 1:22 a.m.

Autoriteti më i lartë fetar në Bahrejn, Ajetullah, Shejh Isa Kassimi, u transferua në spital të hënën.

Shejh Kassimi, i cili jeton nën ‘rrethim virtual’ pasi që Manama e revokoi shtetësinë e tij mbi një vit më parë, u diagnostikua me një hernie abdominale javën e kaluar dhe një ekzaminues mjekësor arriti në përfundimin se duhet  një operacion urgjent.

Autoriteti i lartë musliman shiit thuhet se është në gjendje kritike pas vonesave të përsëritura nga autoritetet në dhënien e kujdesit mjekësor të nevojshëm.

LuaLua TV u informua nga partia e Al Wefakit e opozitës në Bahrejn se 80 vjeçari ishte shoqëruar nga familja e tij.

LuaLua gjithashtu mësoi se largimi i Shejh Kassimit nga shtëpia e tij në Diraz, ku ai u mbajt nën arrest shtëpie që nga muaji maj, u shoqërua me masa të sigurisë më të larta në zonë.

Bahrejni është tronditur nga protestat në ditët e fundit mes zemërimit në rritje rreth trajtimit të Manama-s të  Shejh Kassimit.



Burimi : Lualua TV