Seid Nasrallah shprehet se vendimi i Trumpit për Jeruzalemin është haptazi agresion dhe bën thirrje për tubim masiv në Dahijeh

  • Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Hasan Nasrallah gjatë një fjalimi televiziv ditën e enjte më 7 dhjetor 2017 në solidaritet me Jeruzalemin
Publikuar në Dhj. 9, 2017, 2:19 a.m.

Marwa Haidar

Ditën e enjte, dukej se Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Seid Hasan Nasrallah ishte i alarmuar në lidhje me vendim e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin (Al-Kudsin) si kryeqytet të Izraelit dhe bëri thirrje për një tubim masiv në pjesën jugore të Beirutit, në Dahijeh gjatë javës së ardhshme në solidaritetet me këtë qytet të shenjtë.

Gjatë një fjalimi televiziv për Al-Manar, Seid Nasrullah është shprehur se Hizbullahu mbështet lëvizjet për rezistencë të palestinezëve që bëjnë thirrje për një Intifadë të re si përgjigje për vendimin e Trump.

Sekretari i Përgjithshëm është shprehur se zyrtarët izraelitë presin që reagimet e të gjithë arabëve dhe myslimanëve kundrejt vendimit të Trumpit të jenë të pakonsiderueshme dhe tëpavlefshme, megjithatë ai theksoi se të gjithë arabët dhe myslimanët duhet të mbajnë përgjegjësi në lidhje me vendimin e fundit të administratës së Shteteve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut i ka bërë thirrje të gjithë instancave palestineze që t’i japin fund të ashtu-quajturave bisedime për paqe me entitetet sioniste, duke theksuar se reagimi fillestar duhet që të jetë ndërprejeve të  të gjitha këto sipërmarrjee për normalizimin e marrëdhënieve mes shteteve arabe dhe regjimit sionist të cilat janë një “agresion i pastër” kundër Palestinës, popullit të saj qyteteve të shenjta dhe identitetit të tyre.

Rreziqet që lindin nga vendimi i Trumpit

Seid Nasrallah e ka filluar fjalimin e tij duke folur në lidhje me rreziqet që passjellë vendimi i Donald Trumpit për të njohur Al-Kudsin (Jeruzalemin) si kryeqytet të Izraelit dhe urdhri për zhvendosjen e ambasadës së Shteteve të Bashkuara nga Tel Avivi për në qytetin e shenjtë.

Seid Nasrallah, duke theksuar se regjimi sionist nuk i respekton asnjëherë rezolutat nëpërkombëtare është shprehur se “Pas njëqind viteve, duket sikur gjendemi përpara Deklaratës sëBalfour.”

Seid Nasrallahka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë duke mbajtur anën e planit izraelit për të implementuar kurthin e tyre për judizimin e Jeruzalemit.

Seid Nasrallahështë shprehur se “Entiteti sionist nuk i jep aspak rëndësi dhe nuk ii respekton regimeve të ndërkombëtarëve, i intereson vetëm qëndrimi i Shteteve të Bashkuara” duke theksuar se gjatë gjithë këtyre viteteve në mënyrë strategjike SHBA-ja ka mundur ta vonojë këtë hap të judizimit nga Izraeli të qytetit të shenjtë Jeruzalemit.

Gjithsesi, ai është shprehur se tashmë “barriera e Shteteve të Bashkuara” është zhdukur tashmë me vendimin e trumpit për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit.

Seid Nasrallahështë shprehur se “Trumpi i ka thënë izraelitëve se tashmë Jeruzalemi u përket atyre” duke shtuar se pas këtij vendimi të Trumpit, sionistët e kanë marrë “dritën jeshile për të ushtruar planin e tyre.”

Në vazhdim, Seid Nasrallah ka elaboruar edhe rreziqet që lindin nga ky vendim i Shteteve të Bashkuara, duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me fatin që i pret banorët aktual të Jeruzalemit dhe pronat e tyre.

“Çfarë do të nddhë me pronat e tyrë? A do t’u shkatërrohen, apo do t’u merren?”

Seid Nasrallahka paralajmëruar se “Vendet e shenjta në Jeruzalem janë në rrezik të vërtetë, veçanërisht Xhamia Al-Aksa e cila mund të shkatërrohet nga momenti në moment.”

“Fati i paestinezëve si një popull i bashkuarë është një një rrezik të madh. Kur Jeruzalmei të dalë nga ekuacioni, çfarë do t’i mbetet çështjes palestineze?

Rëndësia

Le t’i kthehemi bisedën në lidhje me rëndësinë e vendimit të Trumpit, Seid Nasrallah është shprehur se shumica e vendeve në gjithë botën e kanë ngritur zërin kundër kësaj lëvizjeje të presidentit Trump.

“Trumpi nuk dëgjon askënd. Ai nuk respekton askënd, madje as aleatët e tij dhe as komunitetin ndërkombëtar.”

“Trumpi është i vetëdijshëm se lënia e Jeruzalemit si përfaqësues të një shteti të krijuar në mënyrë artificiale është një ofendim për gjithë popujt myslimanë dhe të krishterë.

Seid Nasrallahështë shprehur se me anë të këtij vendimi presidenti i Shteteve të Bashkuara ka shkeluar rezolutat ndërkombëtare dhe obligimet që lindin prej tyre.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i Hizbullahut i pozicionuar në Liban nga ngritur pyetjen në lidhje me vlerën që mbar tani aleanca arabo-amerikane.

Seid Nasrallahështë shprehur se“Shtetet arabe duhettë jenë të vetëdijshme se ato nuk kanë asnjë rëndësi as për Trumpin as për Shtetet e Bashkuara.”

“Gjendemi përballë një agrsoni të pastër që po cënon Jeruzalemin, popullin e tij, vendet e tij të shenjta dhe identitetin e tyre.”

Qëndrimet

Nga ana tjetër, Seid Nasrallahka paralajmëruar se kjo situatë është kritike dhe i kërkon të gjithë palëve në mesin e myslimanëve dhe shteteve arabe (ymetit) që të mbajnë përgjegjësitë e tyre.

Sekretari i Përgjithshëm është shprehur se zyrtarët izraelitë presin që reagimet e të gjithë arabëve dhe myslimanëve kundrejt vendimit të Trumpit të jenë të pakonsiderueshme dhe të pavlefshme duke qënë se të gjithë vendet arabe janë të zëna me problemet e tyre të brendshme.

Në këtë këndvështrim, Seid Nasrallahka theksuar se Shtetet e Bashkuara i kanë marrë parasysh këto problemi në qëndrimin e tyre dhe duke u nisur nga kjo situatë Trumpi mori vendimin për ta njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Jeruzalemit.

“Ne nuk u kërkojmë vendeve arabe që të ndërpresin marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara... Trumpi është shprehur se ndërmorri këtë hap për hir të procesit të paqes. Atëherë na takon të provojmë se kjo ëstë e kundërta. Reagimi më i vogël është që të kërkohet largimi i të gjithë ambasadorëve izraelitë dhe që të ndërpriten të gjithë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.”

“Një tjetër reagim i menjëhershëm dhe mëse i natyrshëm i këtij vendimi të Trumpit është që të gjitha entitetet palestineze të bëjnë me dije se i kanë ndërpre të gjitha përpjekjet për procesin e paqes dhe se ky proces ka marrë fund derisa të tërhiqet vendimi për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Jeruzalemit.”

Ndërkohë, Seid Nasrallahi ka bërë thirrje liderëve arabë që të zhvillojnë një samit arab dhe që të parashtrojnë një rezolutë që të shpallë dhe të ketë fuqi ligjore tek t gjithë vendet e Ligës Arabe që Jeruzalemi është kryeqyteti i përhershëm i Palestinës.

“Po kështu, një reagim i rëndësishëm është gjë që gjithë lëvizjet e rezistencës arabe të mblidhen dhe të krijojnë Intifadën e re”

“Jam i mendimit se hapa të këtilla do ta detyrojnë Trumpin ta anullojë vendimin e tij ose të paktën të ngrijë zbatimin e këtij urdhri.”

Seid Nasrallahi ka bërë thirrje gjithashtu edhe qeverive arabe që t’i japin fund luftrave dhe konflikteve të brendshme dhe të bashkohen për hir të Jeruzalemit.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm ka mbështetur edhe qëndrimin që ka mbajtur Libani në lidhje me këtë çështje, nëpërmjet presidentit të vendit, Michel Aoun, kryeministrit Saad Hariri dhe zëdhnësit Nabih Berri.

Duke folur edhe më gjërë në lidhje me Libanin, Seid Nasrallahu ka bërë thirrje në lidhje me organizimin e një tubimi masiv popullor ditën e hënë në Dahijeh për të ngritur zërin kundër këtij vendimi të Shteteve të Bashkuara.

“I bëj thirrje të gjithë popullit libanez të marrin pjesë në këtë tubim masiv për të denoncuar këtë agresion të Shteteve të Bashkuara dhe për të ngritur zërin në solidaritet me popullin palestinez.”

“Kjo është më e pakta që mund të bëjmë, dhe po kështu i përshëndes të gjithë palestinezët që mbushën rrugët sepse ata janë linja jonë e parë mbrojtëse.”

Seid Nasrallahu e përfundoi fjalimin e tij duke u shprehur se: “Gjithçka që rmiku ynë ka bërë përbën një veprim jo të zgjuar dhe mund t’i kthehet kundër. Dhe ne e kemi fuqinë që këtë rrezik ta kthejmë në një mundësi për ne.”

 



Burimi : Al Manar