Jerusalemi është drita e syrit tonë

Publikuar në Dhj. 9, 2017, 2:14 a.m.

Në të gjitha xhamitë e Turqisë sot në ditën e xhumasë, është mbajtur lutja  për Jerusalemin, ndërsa imamët në hytben e mbajtur para besimtarëve kanë porositur se populli turk gjithmonë ka qenë në krah të vëllezërve palestinez dhe do të jenë edhe kur është çështja e mbrojtjes së statusit të Jerusalemit. Duke lexuar hytben e Dijanetit, imamët turk në namazin e xhumasë së sotshme kanë cituar pjesët nga Kur’ani dhe Hadise të cilët tregojnë në rëndësinë dhe vlerën e qytetit të Jerusalemit dhe xhamisë së Al-Aksës për myslimanët në tërë botën.

“Jerusalemi është drita e syrit tonë, dëshira e pashtershme, fusha e profetëve tanë për udhën e drejtë dhe qyteti emri dhe rrethina e së cilës janë të shenjta. Si djep i shumë civilizimeve gjatë mijëra viteve, Jerusalemi është vendi në të cilin kanë jetuar shumë profetë që nga Ibrahimi gjer tek Isa. Ai është vend të cilin e ka vizituar profeti i fundit Muhamedi a.s gjatë kryerjes së Israsë dhe Miraxhit. Në Jerusalem xhamia e Al- Aksasë ishte kibla e parë e myslimanëve”, kanë porositur imamët turk gjatë hytbesë.

Duke theksuar se Jerusalemi nuk është çfarëdo copë e tokës dhe se nuk është shtëpia vetëm e atyre qytetarëve të cilët jetojnë në këtë qytet, në hytbe ceket se ky vend është i rëndësishëm për të gjithë myslimanët dhe mbarë civilizimin njerëzor. Me përkujtimin se në Jerusalem ka mbretëruar paqja dhe mirëqenia gjatë periudhës së kalifit Omer, ndërsa tani Jerusalemi një kohë të gjatë është plaga  nga e cila nuk po ndalet pikosja e gjakut dhe se është qytet në të cilin nuk po ndërpritet gjakderdhja, vuajtjet dhe vrasjet.

“Banorët e Jerusalemit dhe rrethinës janë të ekspozuar presioneve, dhunës, izolimit dhe praktikave johumane. Ju shkelen në mënyrë të dhunshëm, e drejta në jetë, besim dhe bindje. Caku i sulmeve janë identiteti dhe krenaria e tyre. Besimtarët janë të burgosur në Al-Aksa dhe tani përpiqen në tërësi të okupojnë Jerusalemin. Në skenë është përpjekja e papranueshme që duke shkelur të gjitha traditat dhe normat ndërkombëtare, Jerusalemi të bëhet kryeqytet i Izraelit”, ceket në hytbe. Imamët turk kanë paralajmëruar se janë të papranueshëm iniciativat që Jerusalemi të shndërrohet në arenë të konflikteve dhe se ky është sulm në solidaritet, dinjitet dhe vlerë e njerëzimit.”Ky është hap i rrezikshëm drejt shkatërrimit të mirëqenies, paqes dhe stabilitetit”, kanë porositur imamët turk.

Duke treguar në ekzistimin e problemeve të mëdha globale, luftërave, dhunës, krizave të refugjatëve në botë, imamët turk në hytben e sotshme kanë porositur se çdo njeri i ndërgjegjshëm dhe i arsyeshëm të shqetësuar për shkak të përpjekjes për sulm në Jerusalem.” Obligimi i të gjithë neve është se nuk pajtohemi në këto gjëra të këqija. Nuk guxojmë të ulim kryet para padrejtësisë, pa marr parasysh ndaj kujt dhe ku ajo po ndodh”, kanë porositur imamët në xhamitë gjatë namazit të xhumasë në Turqi. Në tekstin e mëtutjeshëm të rytbesë ceket se myslimanët sot duhet të nxjerrin mësim nga të gjitha katastrofat, keqja dhe rreziku me të cilin janë të ballafaquar myslimanët në anët e ndryshme të botës dhe kanë bërë ftesë të gjithë myslimanët e botës të bashkohen në rrugën e vërtetë të drejtë.

“Mbrojmë të drejtat dhe dinjitetin e njëri tjetrit. Të japim të gjithë maksimumin personal për daljen nga vuajtjet dhe vështirësitë në të cilin gjendemi. Të jetojmë vlerat të cilën na e jep feja jonë dhe të mësojmë gjeneratat tona të ardhshme”. Në fund të hytbesë imamët në të gjitha xhamitë e Turqisë kanë bërë dua(lutje) për shpëtimin e Jerusalemit dhe Palestinës dhe për mossukses  të gjithë atyre të cilët duan të okupojnë vendin mysliman dhe të kërcënojnë paqen.



Burimi : SAFF