Kurti dhe Donika mbahen në paraburgim , seanca vazhdon

Publikuar në Dhj. 9, 2017, 2:08 a.m.

Sot është mbajtur seanca e radhës ndaj katër deputetët e Vetëvendosjes për gazin lotsjellës të hedhur në Kuvend.

Trupi gjykues ka vendosur që deputeti Albin Kurti dhe deputetja Donika Kadaj – Bujupi të qëndrojnë në paraburgim.

Trupi Gjykues ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për lirim nga paraburgimi të Albin Kurtit dhe Donika Kadajt.

Gjykata ka vendosur që të njëjtit të vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim.