Franca: Ka shprehur shqetsime për vendimin e Trampit lidhur me Kudsin

Publikuar në Dhj. 9, 2017, 2:07 a.m.

Presidenti i Francës Emanuel Macron ditën e hënë në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump ka shprehur shqetësime mbi vendimin e mundshëm të Amerikës për ta shpallur Kodsin si kryeqytet të Izraelit.

Presidenti Macron tha se çështja e Kodsit duhet të zgjidhet me anë të bisedimeve mes palestinezëve dhe izraelitëve. Më herët më herët mediat amerikane kanë dhënë mundësinë e vendimit të shtëpisë së bardhë për njohjen e Kodsit si kryeqytet të Izraelit. Reagimi i presidentit francez Emanuel Macron erdhi pas raportimeve se administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump po konsideronte njohjen e Kodsit të shenjtë si kryeqytet i ri i Izraelit. Ekspertët politikë thonë se Trump po kërkon të kompensojë një tërheqje nga premtimet e tij gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar, se ai do të transferojë ambasadën amerikane në territoret e pushtuara palestineze nga Tel Avivi në Kods.