Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel deklaroi se rendi botë

Publikuar në Dhj. 9, 2017, 1:46 a.m.

Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel deklaroi se rendi botëror po ndryshon dhe epoka e dominimit amerikan po perëndon gradualisht nën administrimin e presidentit amerikan Donald Trump, duke pohuar se Berlini duhet të mbrojë interesat e tij edhe duke qëndruar përballë Uashingtonit.

“Dominimi global i Shteteve të Bashkuara po bëhet ngadalë një histori”, tha diplomati gjerman në një fjalim të mbajtur të martën në Forumin e Politikës së Jashtme të Berlinit. Gabriel më tej vuri në dukje se “tërheqja e Shteteve të Bashkuara nën Donald Trump nga roli i tyre si garant i multilateralizmit të udhëhequr nga perëndimi, përshpejton një ndryshim të rendit botëror me pasoja të menjëhershme për interesat gjermane dhe evropiane”. Ai i këshilloi udhëheqësit gjermanë se Gjermania nuk mundet thjesht të “reagojë ndaj politikës amerikane dhe se Berlini duhet të krijojë qëndrimin e vet. Gabriel shtoi se edhe pasi Trump të largohet nga Shtëpia e Bardhë, marrëdhëniet Uashington-Berlin nuk do të ishin kurrë të njëjta. “SHBA nuk e sheh botën si një komunitet global, por si një arenë luftarake ku të gjithë duhet të kërkojnë avantazhin e tyre “, shtoi Gabriel, duke u bërë thirrje shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që të forcojnë më tej bllokun ndërsa SHBA tërhiqet nga arena ndërkombëtare. “Ne duhet të përshkruajmë pozicionet tona dhe, nëse është e nevojshme, të vendosim vija të kuqe” që do të “bazohe