Trumpi njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Publikuar në Dhj. 6, 2017, 11:41 p.m.

Presidenti amerikan Donald Trumpi ka njoh Jerusalemin si kryeqytet izraelit.”Kam vendosur se ka ardhur koha që zyrtarisht të njohim Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Presidentët e mëparshëm kanë dhënë premtime të ndryshme të cilët nuk janë realizuar. Unë vetëm realizoj premtimin tim”, ka deklaruar Donald Trumpi në konferencën për shtyp në Washington.

Ai ka thënë se ky është hap i cili do të ndihmojë procesin paqësor dhe çdo shtet ka të drejtë të vendos për kryeqytetin e vet, njashtu edhe Izraeli.”State Departamentin kam urdhëruar që të fillojë përgatitjet që selia e ambasadës sonë nga Tel Avivi të zhvendoset në Jerusalem”, ka thënë Donald Trumpi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tutje mbështet zgjidhjen dy shtetesh për Izraelin dhe Palestinën në rast se të dyja palët merren vesh, ka cek presidenti amerikan. Ka theksuar se SHBA-të akoma nuk ka sjell vendimin lidhur me kufijtë të cilat Izraeli dhe Palestina nuk janë marr vesh akoma.

Më herët qindra palestinezë kanë dal në rrugët e Rripit të Gazës si përgjigje në vendimin e pritur të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trumpit të njoh Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit. Për këtë shkak zyrtarët palestinez kanë bërë thirrje për tre ditë zemërim në shenjë proteste në vendimin e presidentit amerikan. Numri i madh i palestinezëve sot kanë dal në qytetet e Gazës. Kanë mbajt pamflete kundër Trumpit, disa orë para deklaratës së tij, me të cilin ambasada amerikane do të transferohej prej Tel Avivit në Jerusalem.

Trumpi të martën ka paralajmëruar presidentin palestinez Mahmud Abasin dhe mbretin jordanez Abdullahun për planin e transferimit të ambasadës, ndërsa ka telefonuar edhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahun dhe presidentit egjiptian Abdel Fatah al Sisit për të njohur ata me vendimin e tij.

Zyrtarët e lartë amerikan kanë thënë se Trumpi sipas të gjitha gjasave të mërkurën do të njeh Jerusalemin si kryeqytet izraelit, por transferimi i ambasadës do të zgjat edhe gjashtë muaj edhe pse pritet se do të urdhërojë menjëherë që të filloj zbatimi i selisë, kanë publikuar mediat izraelite.

Me rastin e paralajmërimit të vendimit të Trumpit për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit, State Departamenti amerikan ka dhënë urdhër përfaqësuesve të tij diplomatik prej të cilëve kërkohet nga zyrtarët që të prolongojnë udhëtimet në Izrael, Jerusalem dhe Bregun perëndimor gjer me 20 dhjetor. Urdhri ka të bëjë me të gjitha udhëtimet të cilat nuk janë të domosdoshme, por nuk është cekur arsyeja.



Burimi : Al Jazeera