Libri mbi revolucionin e Imam Husejnit është përkthyer në japonisht

Publikuar në Dhj. 6, 2017, 11:38 p.m.

Qendra e Qerbelas për Studime dhe Hulumtime të Imam Husejnit e ka përkthyer një libër mbi revolucionin e Imam Husejnit në japonisht.

Abdul-Amir El-Kurejshi, drejtor i qendrës, tha:

"Në kuadër të serive të librave të përkthyera, Qendra e Qerbelas ka përkthyer një libër mbi revolucionin e Imam Hussejnit nga hoxha i nderuar, shkelqesia e tij, Shejh Muhammed Mehdi Shems -Din. "

Ai shtoi se librat janë të parët të përkthyera në japonisht nga përkthyesi japonez Aoto Somo Aukado, drejtor i Qendrës Japoneze për Studimet e Lindjes së Mesme.



Burimi : imamhusseain.org