Policia në gjendje gatishmërie të lartë, 2018 vit i përgjakshëm

Publikuar në Dhj. 6, 2017, 11:34 p.m.

Edhe pse organizata terroriste, i ashtu-quajturi Shteti Islamik (ISIS) po humb territor të konsiderueshëm çdo ditë në Siri e Irak, operacionet e saja në Evropë nuk i ka lënë anash. Vitet e fundit shumë sulme të përgjakshme terroriste në vende të ndryshme të kontinentit të vjetër janë marrë përsipër nga kjo organizate.

 “Ti ke kohë të mjaftueshme për t’u pajisur me makinë për t’i shtypur turmat e tyre, ose për të blerë një thikë për t’i goditur ata, ose për të mbushur pushkën tënde me armatim. E nëse këto nuk pranohen nga shpirti yt, hyn në turmën e tyre dhe bërtit: “Allahu është më i Madhi”.

Ky është mesazhi që ISIS po shpërndan në disa forume të xhihadit. Së fundi ky mesazh është publikuar në grupin në “Telegram” që e kanë emëruar “Agjencia e Lajmeve Nashir”, e përshkruar si “Agjencia për botime zyrtare të Shtetit Islam”. Në këtë njoftim, ISIS në shqip 2018-ën e ka përshkruar si vit të përgjakshëm.

Kërcënimet e ISIS për festa që nuk lidhen me kulturën islame janë të zakonshme, por në të kaluarën organet e drejtësisë i kanë marrë seriozisht duke marrë masa, siç ishte rasti i Pashkëve të fundit, ku Policia ishte në gjendje gatishmërie shumë të lartë për të reaguar për ndonjë sulm eventual terrorist.