41 ushtarë moldavë në Kosovë

Publikuar në Dhj. 6, 2017, 11:32 p.m.

Edhe një kontingjent ushtarësh moldavë është nisur sot për në Kosovë. Ata do të marrin pjesë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it, përkrah me ushtrinë amerikane, italiane dhe austriake, shkruan Radiochisinau, përcjellë Klan Kosova.

41 ushtarë moldavë do të qëndrojnë në Kosovë për gjysmë viti. Ata do të jenë pjesë e patrullave të përbashkëta të misionit në shërbime të vrojtimit nëpër pozicionet e Grupit multinacional të forcave perëndimore.

Në të njëjtën kohë, këmbësoria do të ruajë objektet e rëndësisë së veçantë, por që gjithashtu për kërkime dhe pastrim e tokës nga objekte eksplozive.

Moldavia kishte dërguar kontingjentin e parë paqeruajtës në Kosovë më 8 mars të vitit 2014.

Operacioni i KFOR është i kryesuar nga NATO nën mandatin e Kombeve të Bashkuara.