Islami politik, realitet apo iluzion (Pjesa e Parë)

nga Naxhi Ali | Publikuar në Dhj. 5, 2017, 9:45 p.m.

 Edhe pse lidhjet e Islamit me Perëndimin kanë kaluar nga etapa të ndryshme dhe sidomos pas luftës së dytë botërore ato kanë qenë jo armiqësore, madje dhe shpesh kanë pasur kooperim midis tyre në luftën kundër bolshevizmit dhe komunizmit, por në kohët e fundit, sidomos me rënien e komunizmit, ndeshemi me një tendencë armiqësie të egër të shfaqur në Perëndim ndaj Islamit. Me përfundimin e shekullit të kaluar dhe pas rënies së komunizmit bota perëndimore ka shfaqur tendenca për ta zëvendësuar Islamin me komunizmin për ta paraqitur atë si armik të Perëndimit. Në këtë shkrim kemi ndërmend të analizojmë rrënjet e kësaj kthese në politikën amerikane, e cila pas zgjedhjes së presidentit Trump haptazi tregon këtë armiqësie, e cila ishte latente dhe jo aq transparente në të kaluarën.    

 Janë të njohura pikëpamjet futurustike të mendimtarëve amerikan si Samuel Huntigton dhe Francis Fukuyama në lidhje me ardhmërinë e botës, si dhe parashikimi i tmerrshëm të Huntingtonit për luftë dhe "Përplasja e civilizimeve". Ndërkohë që Fukuyama thur elozhe për liberalizmin dhe neoliberalizmin duke e quajtur "Forma përfundimtare e qeverisjes njerëzore" që mundësoi fundin e historisë, Huntingtoni shpall Islamin si armik të Perëndimit dhe flet për shfaqjen e konflikteve dhe përballjen midis Botës islame dhe Perëndimit. Ndërkohë që pikëpamjet e Fukuyamas kanë një karakter të theksuar filozofik, Huntingtoni si një personalitet i aktivizuar fuqishëm në fushën e politikës dhe me karier të gjatë në aparatin shtetëror amerikan dhe si këshilltar i funksionarëve të lart shtetëror amerikan, shfaq brendësinë e politikave amerikane ndaj botës dhe për këtë arsye posedojnë një rëndësi të veçantë.

   Sipas Fukuyamës ideologjia liberale dhe kapitaliste të tregut të lirë arriti të dominojë skenën botërore pas rënies së komunizmit. Kjo gjë nga pikëpamja ideologjike konceptohet si superioriteti i shkollës së liberalizmit mbi ideologjitë tjera dhe çon në përfundimin e historisë në këndvështrimin politiko-ideologjik. Edhe pse ky fakt asnjëherë nuk është vërtetuar shkencërisht, gjegjësisht nga pikëpamja filozofike, dhe shumë mendimtar ishin kritik ndaj pikëpamjeve të Fukuyamës, por shkatërrimi i ideologjisë komuniste në periudhën kur u shkrua libri i tij "The End of Histori and the Last Man" më 1992 u pranua gjerësisht si dominim i liberalizmit mbi të vetmen ideologji që e konkuronte deri atëherë, dhe si pasojë liberalizmi u shpall si fundi i historisë.

 Kjo pikëpamje ngjan shumë me teorinë e komunizmit për fundin e botës dhe nuk është rastësi që si Marksi dhe Fukuyama mbështeten te filozofia e Hegelit, por me dy interpretime të ndryshme nga njëra tjetër, por me konkluzione të ngjashme. Këtu hasim dhe kundërshtin e parë me Islamin si ideologji, e cila si bartëse të një civilizimi përparimtar, por të lënë në haresë për shkaqe historike, sot shihet si një alternativë e fuqishme për nga pikëpamje ideologjike në botën e sotme. Është tepër interesante të shohim se si ndërkohë që Perëndimi pretendon se është ndarë përfundimisht nga ideologjirat, në fakt kjo nuk është e vërtet, por është një gënjeshtër e pranuar si të vërtet.   

 Nëse hedhim një shikim kronologjik për kohën kur Islami u prazantua si kërcënim për Perëndimin, nuk do të habitemi të konstatojmë se kjo fillon me rënien e komunizmit. Në shtator të vitit 1990 në periodikën The Atlantic Monthly një tjetër mendimtar bashkëkohor Bernard Lewis publikon artikullin "The Roots of Muslim Rage". Në këtë shkrim ai flet për Islamin si e vetmja ideologji dhe fe krahas Krishterimit që ka përmasa botërore. Ai pasi përmend historinë e ndarjes së Kishës nga politika po thotë : “Ka tradita të tjera fetare në të cilat feja dhe politika janë perceptuar ndryshe dhe në të cilën, pra, problemet dhe zgjidhjet e mundshme janë rrënjësisht të ndryshme nga ato që njohim në Perëndim. Shumica e këtyre traditave, përkundër nivelit shumë të lartë të sofistikimit dhe arritjeve të tyre, mbetën ose lokalizuan në një rajon ose në një kulturë ose në një popull. Megjithatë, ekziston një, që në shpërndarjen e saj në mbarë botën, vitaliteti i saj i vazhdueshëm, aspiratat e tij universaliste, mund të krahasohet me krishterimin, dhe kjo është Islami. Islami është një nga fetë e mëdha të botës. Më lejoni të sqaroj atë që unë, si një historian i Islamit që nuk është musliman, do të thotë me këtë. Islami ka sjellë ngushëllim dhe paqe mendore për miliona milion burra dhe gra. Ajo i ka dhënë dinjitet dhe kuptim jetës së varfër dhe të varfër. Ajo ka mësuar njerëzit e racave të ndryshme për të jetuar në vëllazërim dhe njerëz të besimeve të ndryshme për të jetuar krah për krah në tolerancë të arsyeshme. Ajo frymëzoi një qytetërim të madh në të cilin të tjerët përveç myslimanëve jetonin jetë kreative dhe të dobishme dhe që, me arritjen e saj, e pasuruan tërë botën. Por Islami, ashtu si fetë e tjera, ka njohur edhe periudha kur frymëzonte disa nga pasuesit e saj një gjendje shpirtërore urrejtjeje dhe dhune. Është fatkeqësia jonë që pjesa, megjithëse në asnjë mënyrë jo e gjithë ose madje shumica e botës muslimane, nuk po kalon një periudhë të tillë, dhe se shumë, edhe pse jo të gjitha, të urrejtjes është drejtuar kundër nesh. ” Pra këtu hasim në shkëndijen e parë të armiqësisë ndaj Islamit. Në vazhdim autori sqaron se me cilët shtete islame perëndimorët, sidomos amerikanët kanë probleme dhe po thotë : “But there is a Libya, an Iran, and a Lebanon, and a surge of hatred that distresses, alarms, and above all baffles Americans...” Pra ai flet për shtete konkrete, në të cilat sipas tij : “Nganjëherë kjo urrejtje shkon përtej armiqësisë ndaj interesave ose veprimeve ose politikave ose vendeve dhe bëhet refuzim i qytetërimit perëndimor si i tillë, jo vetëm atë që bën, por çka është, dhe parimeve dhe vlerave që praktikon dhe pohon”.

Në këtë shkrim jepen argumente historike dhe ideologjike për rrënjët e kësaj armiqësie të supozuar ndaj Perëndimit, duke idealizuar arritjet e civilizimit perëndimor dhe duke treguar se Islami dhe Krishterimi për katrëmbëdhjetë shekuj kanë qenë ne gjendje lufte. Pra ky artikull është pararendës i shkrimeve tjera, të cilët paraqesin Islamin, apo më sakt një pjesë së botës së Islamit si kërcënim për Perëndimin dhe vlerat perëndimore, duke u mbështetur te fakte historike dhe interpretim të teksteve sakrale të Islamit. Këtu nuk është vendi ku do të gjykojmë rreth këtyre interpretimeve, shpesh të gabuara, në lidhje me konceptet për luftën e shenjtë, armiqësisë së supozuar të Islamit ndaj Krishterimit, por në vëmendjen e lexuesit do të sjellim këtë varg kuranor i cili pohon : “Ithtarët e Librit mos i polemizoni ndryshe vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: “Ne i besuam asaj që na u zbrit neve, dhe që iu zbriti juve, dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij.” (al-Ankebut/48).  

  Shkrimet e Lewisit dhe Huntingtonit janë zanafilla e një ideologjie, në të cilën Perëndimi e shikon veten si superior dhe dominues ndaj të tjerëve dhe paralajmëron për një përplasje me botën islame. Eduard Said, një mendimtar musliman në kritikën e tij ndaj këtyre pikëpamjeve, në shkrimin me titull “The Myth of The Clash of Civilizations” po thotë : “Por ajo që dua të theksoj është së pari se si Huntington ka marrë nga Lewis, në tipin klasik të gjesteve orientaliste, nocionin se qytetërimet janë monolitike dhe homogjene dhe së dyti se si përsëri nga Lewis ai merr karakterin e pandryshueshëm të dualiteti midis nesh dhe atyre. Me fjalë të tjera, mendoj se është absolutisht e domosdoshme të theksohet se, si Lewis, Huntington nuk shkruan prozë neutrale, përshkruese dhe objektive, por është vetë polemizues, retorika e të cilit jo vetëm varet shumë nga argumentet paraprake për një luftë (të padëgjueshme), por në fuqi i përjeton ato. Larg nga të qënurit arbitër mes qytetërimeve, gjë që ai sugjeron se mund të bëjë, Huntington është një avokat partizan, i një qytetërimi mbi të gjithë të tjerët. Ashtu si Lewis, Huntington e përkufizon qytetërimin islamik reduktivisht, sikur ajo që ka më shumë rëndësi në lidhje me këtë është supozimi anti-perëndimor. Dua të them se nuk ka rëndësi për atë se muslimanët kanë gjëra të tjera për të bërë, sesa të mendojnë për Perëndimin me urrejtje. Por ju merrni përshtypjen se kjo është e gjitha që ata po mendojnë rreth asaj se si ta shkatërrojë Perëndimin, ta bombardojë atë dhe ta shkatërrojë të gjithë botën me të vërtetë.”