Gara në Kur'an, Hadithe në Algjeri për Ditëlindjen e Pejgamberit (a.s.)

Publikuar në Dhj. 5, 2017, 12:56 a.m.

Një seri garash  nga Kur'ani dhe Hadithi po mbahen në Algjeri me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Pejgamberit të Shenjtë të Islamit (a.s.).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Algjerisë, ato janë organizuar nga Departamenti i Çështjeve Fetare.

Sejjid Zuhair Buzare, një zyrtar i departamentit, tha se garat deri më tani janë mbajtur në një numër të xhamive në kryeqytetin e Algjerit.

Garat kanë për qëllim nxitjen e mësimit përmendësh të Kur’anit dhe haditheve, shtoi ai.

Zyrtari vuri në dukje se burrat dhe gratë garuan në seksione të veçanta në gjashtë kategoritë e garave.

Ai vazhdoi duke thënë se fituesit do të nderohen në një ceremoni që do të mbahet në Xhaminë e Madhe në Algjeri në përvjetorin e ditëlindjes së Pejgamberit të Shenjtë (a.s.)

Dita e 12-të e muajit Rabi al-Evvel në kalendarin hënor të Hixhrit besohet nga muslimanët sunnitë  se është ditëlindja e Profetit Muhammed (a.s.), ndërsa muslimanët shiitë konsiderojnë ditën e 17 të muajit si ditëlindjen e pejgamberit të fundit .



Burimi : IQNA