Zyrtari i Hizbullahut përshëndet guximin e Krytarit të Libanit

Publikuar në Dhj. 3, 2017, 11:33 p.m.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Naim Kassim përshëndeti të premten fjalimin nga presidenti i Libanit, Michel Aoun, duke e përshkruar atë si të guximshëm dhe të besueshëm.

Shejh Kassimi pohoi se kryetari Michel Aoun mbrojti të drejtat e Libanit ndaj rezistencës para ithtarëve dhe kundërshtarëve.

"Presidenti Michel Aoun theksoi se Libani ka nevojë për rezistencë për t'u përballur me armiqtë izraelitë dhe tekfiristë".

Shejh Naim Kassimi  gjithashtu theksoi se Hizbullah mbështet riaktivizimin e qeverisë me fuqitë e tij të plota për të mbajtur  shtetin kombëtar  që ka ruajtur stabilitetin politik, duke theksuar se të gjithë libanezët e mbështetësin këtë këshill ministror, përveç atyre që kanë nxitur përçarjet.



Burimi : Al Manar