FSK organizon “Ditën e Hapur” për nder të Ditës së Forcës

Publikuar në Dhj. 2, 2017, 1:42 a.m.

Forca e Sigurisë së Kosovës dje, nga ora 10:00 deri në orën 13:00, organizuan “Ditën e Hapur” për nder të Ditës së Forcës.

Në orën 11:00, në pistën e kazermës “Adem Jashari”, në Prishtinë, nga udhëheqësit e shtetit kishte prononcime për medie.

FSK-ja mirëpret qytetarët në të gjitha kazermat, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin.

Vizitorët paten mundësi të shohin pajisje, ambiente si dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitete e FSK-së.