“Partit politike në Kosovë po ndihmohen nga Turqia e Katari, Kosova në korrupcion e papunësi. ”

Publikuar në Dhj. 2, 2017, 1:40 a.m.

Një shkrim i botuar në Huffington Post nga Fron Nahzi, drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit Global në Institutin McCain për Lidership Ndërkombëtar, flet për atë se si Europa me ndalimet që po i bën Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian, po e shtyn vendin e ri e të vogël drejt Turqisë, apo “neo-otomanizimit të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan”, njofton Klan Kosova.

Sipas këtij shkrimi, Kosova, përkundër shumicës absolute myslimane, dikur ishte mbështetëse e madhe e perëndimit dhe kishte sytë ka SHBA dhe Evropa, por tash, “18 vjet pas lufte, vendi po merr rrugë të tjera”.

“Kosovarët janë të frustruar nga papunësia, korrupsioni i madh dhe Evropa që po vazhdon t’i lërë ata jashtë”.

 “Vetëvendosje po ndihmohet. Turqia, Katari dhe të tjerë po mbushin boshllëkun e lënë nga BE-ja dhe SHBA-ja. Nën rrethana të paqarta, në vitet e fundit Qeveria e Kosovës shpërbleu Turqinë me kontrata miliardëshe”.

“Ndërsa Katari, një mbështetës i hershëm i Erdoganit, besohet të jetë një nga donatorët më të mëdhenj të partive politike në Kosovë që përcjellin linjën islamiste të Erdoganit”.

“Evropa duhet ta kuptojë këtë, duhet të heqë vizat për kosovarët dhe t’i ndihmojë ata të bëjnë zgjedhjet e tyre në bazë të nevojave dhe aspiratave e jo frikës e frustrimit”.