Haradinaj prezanton Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Lirinë Fetare

Publikuar në Dhj. 1, 2017, 12:54 a.m.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë, duke thënë se nevojitet avancimi i kornizës ligjore që rregullon statusin juridik të bashkësive fetare, pozitën e tyre juridike dhe fondet e tyre.

Me ligjin në fuqi njihen pesë bashkësi fetare në Kosovë, BIK, Kisha ortodokse Serbe, Kisha katolike, Bashkësia e besimit hebre dhe Kisha protestante. Në projektligj është shtuar edhe bashkësia e tarikateve të Kosovës.

“Projektligji bazohet në konventat ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj duke ftuar deputetët të mbështesin këtë projektligj.

Haxhiu: Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka paralajmëruar se GP i kësaj partie do ta mbështesë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë, duke ditur se kjo është në interes të vendit.