Ansarullah dënon sulmin terrorist në Egjipt

Publikuar në Dhj. 1, 2017, 12:43 a.m.

Zëdhënësi i Lëvizjes Husi i Ansarullahut, Muhammed Abdel Salam, dënoi me forcë të premten sulmin terrorist vdekjeprurës në Egjipt, i cili vrau dhe plagosi qindra njerëz.

"Ne dënojmë me forcë veprimin kriminal në të cilin ishte vënë në shënjestër një xhami në veri të Sinait", tha zyrtari jemenas, njoftoi rrjeti i televizionit al-Manar të Bejrut.

Kryetari i Egjiptit Abdel Fattah el-Sisi njoftoi për zinë mbarëkombëtare tre-ditore pas vdekjes së njerëzve në xhaminë Al-Rawda në Sinain e Veriut të Egjiptit.

Të paktën 300 persona u vranë dhe 128 u plagosën kur terroristët sulmuan xhaminë në provincën perëndimore të El-Arishit. Raportet tregojnë se terroristët përdorën eksplozivë dhe armë të rënda në sulmin e tyre në xhami.



Burimi : ABNA