Madagaskari e njeh Kosovën e pavarur

Publikuar në Nën. 28, 2017, mesnatë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka atribuuar meritat punës së Ministrisë së Punëve të Jashtme gjatë kohës që udhëheqje nga ai për njohjen e re të pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se njohja nga Madagaskari është një lajmë i jashtëzakonshëm për vendin dhe se erdhi si rezultat i punës disa vjeçare nga stafi i MPJ-së

“Një lajm jashtëzakonisht i mirë njohja nga Madagaskari, në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë, e cila erdhi si rezultat i punës së madhe disa vjeçare të stafit të Ministrisë së Jashtme. Kjo njohje vjen pikërisht në kohën e duhur për të dëshmuar se pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, dhe se pavarësisht përpjekjeve të Serbisë për ta dëmtuar Kosovën ndërkombëtarisht, bota tashmë e ka pranuar realitetin e ri dhe Kosovën e pavarur”, ka shkruar Hoxha.