Iran: U mbaj Konferenca Botërore për Pasuesit e Ehli Bejtit dhe Çështjet e Takfirizmit

Publikuar në Nën. 27, 2017, 11:55 p.m.

Me datën 22-26 nëntor në Republikën Islamike të Iranit në Teheran u mbajt  “ Konferenca Botërore për Pasuesit e Ehli Bejtit dhe Çështjet e Takfirizmit. “ Kjo konferencë madhështore u organizua nga Asambleja Botërore  e Ehlul Bejtit  ( mexhmea Ahlul Bayt) në krye me dr. Ali Akbar Velajatin .

Në këtë konferencë morën pjesë me mija intelektual nga e tërë bota . Morën pjesë 160 intelektual nga 90 vende të botës, të cilët edhe i kanë prezentuar temat e tyre shkencore të përgatitura për këtë konferencë të madhe botërore.

Në këtë konference morën pjesë edhe shumë intelektual nga Kosova dhe Shqipëria të cilët e treguan solidarizimin me gjithë muslimanët e botës, duke prezantuar dhe dhënë mesazhe për unitetin dhe paqen e gjithë muslimanëve në botë. 

Temat më të përfolura më të vlerësuara ishin ato që kishin të bëni me Ehli Bejtin si një segment solidarizimi dhe uniteti i muslimanëve në botë.  Si dhe u shfletuan strategji të ndryshme se si duhet të kuptohet dhe si të veprohet me Takfiritët në tërë botën, në mënyrë që botës ti sjellim paqe, qetësi e siguri.

U tha se: Wehabismi e takfiristët janë Islam Anglez,  të cilin e prodhuan vetë sionistet prë nevojat dhe synimet e tyre  ç'njerëzore. .

-Ehli bejti nuk është specifik vetëm për disa musliman, pra Ehli Bejti i takon të gjithëve, ngase ai gjendet në Kuran  dhe hadithin tehkalejnë.

-Dashuria ndaj Ehli Bejti është shpirti i besimit andaj kjo dashuri duhet të manifestohet në mënyra të ndryshme në mënyrë që njerëzit nëpër botë të njoftohen sa më shumë që munden.

Të duash Ehli Bejtin donë të thotë të duash profetin Muhamed.

- Superioriteti i muslimanëve nuk bëhet me ndarje por me unitet . Ne duhet të jemi të gjithë së bashku për të luftuar të keqen dhe krijuar miqësinë mes vete. Me dashuri dhe unitet ne mund ti rimarrim të gjitha vendet tona muslimane të okupuara në mënyrë që tua rikthejmë sigurinë, paqen dhe identitetin kombëtarë-  tha kryetari i Partis Turke  “Saadet Parti”.   



Burimi : Media e Lire