SPECIALE: Kapacitetet e Hizbullahut dhe roli në Lindjen e Mesme (3)

Publikuar në Nën. 27, 2017, 11 p.m.

Kjo organizatë ka ndërtuar kopshte dhe shkolla, spitale dhe klinika, madje edhe supermarkete. Luftëtarët e saj dhe anëtarët e familjes së tyre mund të përfitojnë nga shumë shërbime të ndryshme me zbritje të mëdha. Arsimi në shkollat e ndërtuara nga Hizbullahu është më i lirë se vetë shkollat publike. Të varfërve u orfohen bursa studimesh. Sigurisht, fokusi është në gjuhën arabe, mësimet fetare islame dhe traditat shiite. Megjithatë gjuha angleze dhe shkencat fizike janë gjithashtu pjesë e kurikulave të shkollave. Këto shkolla ofrojnë një nivel shumë të lartë të mësimdhënies krahasuar me standartet në Lindjen e Mesme.

Shërbimet Sociale

Edhe pse Hizbullahu është i njohur dhe paraqitur në mediat perëndimore si një organizatë terroriste, ajo e sfidon këtë etiketim nga aspektet e shumta në të cilat zhvillon aktivitetete saj. Përveç luftimeve në Siri dhe kundër Izraelit, Hizbullahu është pjesë e legjislacionittë Libanit, duke ofruar arsim dhe shërbime mjekësore për libanezët. Gjatë viteve 2000-2010, Hizbullahu shpenzoi disa miliardë dollarë në përpjekjet e tyre humanitare në Liban. Kjo organizatë ka ndërtuar kopshte dhe shkolla, spitale dhe klinika, madje edhe supermarkete. Luftëtarët e saj dhe anëtarët e familjes së tyre mund të përfitojnë nga shumë shërbime të ndryshme me zbritje të mëdha. Arsimi në shkollat e ndërtuara nga Hizbullahu është më i lirë se vetë shkollat publike. Të varfërve u orfohen bursa studimesh. Sigurisht, fokusi është në gjuhën arabe, mësimet fetare islame dhe traditat shiite. Megjithatë gjuha angleze dhe shkencat fizike janë gjithashtu pjesë e kurikulave të shkollave. Këto shkolla ofrojnë një nivel shumë të lartë të mësimdhënies krahasuar me standartet në Lindjen e Mesme.

Për më tepër, mediat përqëndrohen në përkujtimin e atyre që kanë dhënë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Libanit. Si shenjë respekti për dëshmorët, kjo është mënyra se si ata shihen nga komuniteti shiit, nëfuneralet e tyre marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë. Gjithashtu, këta zyrtarë marrin pjesë në çdo funeral të çdo personi që humb jetën në betejë ose në rrethana dhe kushte të tjera. Një traditë e këtillë mesa duket mendohet të jetë filluar për shkak se Hasan Nasrallah ka pësuar vetënjë humbje personale. Djali i tij i madh, Hadi ra dëshmor gjatë luftimeve në Libanin Jugor.

Nëse luftëtarët e vrarë kanë fëmijë, ato merren nën kujdesin e organizatës, ku u mundësohet të marrin arsimin ose punën e nevojshme. Pavarësisht nga problemet financiare, sigurimi i parave për ushtarët e kuadrove dhe për familjet e të vdekurve është përparësia kryesore.

Mu'assasat Xhihad el-Bina, apo siç njihet ndryshe, Fondi për Luftën e Shenjtë u themelua nga Hizbullahunë vitin 1988. Në një kohë shumë të shkurtër kjo organizatë u shndërrua nënjë nga OJQ-të më të rëndësishme në Liban. Edhe pse është autonome, aktivitetet e saj qëndrojnë nën kompetencën e departamentit të shërbimeve sociale të lëvizjes. Qëllimi kryesor i këtij fondi është “të zvogëlojë barrën me të cilën përballen familjet e varfra duke u mbështetur në ndihmën e Perëndisë në përmbushjen e detyrimeve të tyre morale dhe islame". Fondi funksionon në rrethet e jugut të Bejrutit, Luginës Bekaa dhe Libanit të jugut. Fondi u mondëson më shumë se gjysmën së popullsisë së këtyre rajoneve ujë, ndihmon fermerët në sigurimin e bagëtive, ilaçeve të nevojshme dhe karburantit. Kryen elektrifizimin e fshatrave më të prapambetura ku mungon elektriciteti.

Mu'assasat al-Shahid, i përkthyer si Fondi i Dëshmorëve mbështet fëmijët dhe familjet e luftëtarëve dhe civilëve të vrarë ose të kapur peng. Ky fond siguron strehim, punë dhe mbështetje për të vejat e dëshmorëve dhe k krijuar një zyrë pune për të rinjtë që duan të punësohet.

Lexhnetu Imdad el-Humejni, i përkthyer si Komiteti Mbështetës Humeini është formuar menjëherë pas agresionit izraelit të vitit 1982. Ky komunitet ndihmon familjet e varfëra, veçanërisht ato që vuajnë nga pushtimi izraelit. Ndihma përfshin përfitime të asistencës mujore, parcela ushqimore, nevojat themelore, veshmbathje, shërbime shëndetësore dhe arsimim. Komiteti ofron ndihmë mjekësore, duke përfshirë këtu medikamentet, diagnoztikimin, operacione dhe rehabilitim për dhjetëra mijëra pacientë në vit. Paaftësia financiare dhe teknike e qeverisë libaneze, veçanërisht të Ministrisësë Shëndetësisë e detyroi lëvizjen të marrë nën kontrollin e Njësisë Shëndetësore Islamike të Hizbullahut edhe gjithë spitalet e Libanit të jugut.

Departamenti i arsimit të Hizbullahut udhëhiqet nga një zyrë që mban titullin El-Ta‘bia el-Tarbaviyye, që e përshtatur në përkthim konsiston në një Drejtori të Arsimit. Kjo drejtori siguron ndihmë financiare të nevojshëm për anëtarët e Hizbullahut. Shpenzimet e bëra nga kjo drejtori janë jashtëzakonisht të rëndësishme për lëvizjen, sepse shkollat publike libaneze vuajnë nga mungesa e fondeve për ndërtimin e shkollave dhe zhvillimin e teknologjisë së arsimit.

Në të njëjtën kohë, Departamenti i Arsimit u ofron ndihmën e nevojshme financiare studentëve në nevojë për të plotësuar arsimine lartë në shkencat e aplikuara dhe studimet fetare në institucione të ndryshme si Instituti Teknik i Pejgmberit të Madh, Institutet Teknike të Seid Abbas al-Musavi, Instituti i Seide al-Zahra, Instituti i Shaikh Raghib Harb dhe nëInstitutin Islamik Sheri'ah.

Llojet e tjera të ndihmës financiare për arsimn përfshijnë pagesa të ndryshme për tekstet shkollore dhe materialet shkollore dhe një pjesë të shkollimit në shkollat publike dhe në shkollat private.

Aktivitetet ekonomike dhe financiare

Një shumëllojshmëri e burimeve të financimit –nga donacionet, bizneset e ndryshme dhe mbështetja e Iranit – sigurojnë pavarësinë e partisë dhe stabilitetin e saj ekonomik. Asetet financiare të pasrtisë janë mbajtur gjithnjënë Bankën Saderat të Iranit ose në banka të tjera në llogaritëindivituale të antarëve, për të parandaluar çdo mundësi qëSHBA-ja dhe Perëndimi mund të ndërmarrin për ngrirjen e aseteve. Partia është një korporatë e madhe, pasuritë dhe të ardhurat e të cilës i përkasin të gjithë partisë, jo vetëm individëve të veçantë.

Burimet kryesore të financimit janë:

  • Subvencione të drejtpërdrejta nga Irani, jo më shumë se 100 milionë dollarë në vit, megjithëse para rënies së çmimeve të naftës subvencionet arrinin deri në 200 milionë dollarë.
  • Kontributet e komunitetit Shia brenda dhe jashtë Libanit
  • Përfitimet që vijnë nga aktiviteti ekonomik dhe llogaritë bankare.

Sipas qendrës së kërkimeve, Pew Research Centre dhe World Factbook të CIA-s, numri i përafërt i myslimanëve shia në vendet ku ata përfaqësojnë një përqindje të lartë të myslimanëve konsiston si më poshtë: 

Iran: 76 milionë; Indi: 40 milionë; Pakistan: 24 milionë; Siri: 12 milionë; Irak: 20 milionë; Jemen: 11 milionë; Azerbajcan: 9 milionë; Turqi: 8 milionë; Afganistan: 4,5 milionë; Arabi Saudite: 4,5 milionë; Nigeri: 4 milionë; Tanzani: 2 milionë; Liban: 1,8 milionë; Bahrein: 1 milionë; Kuvajt: 0,9 milionë; Gjermani: 0,4 milionë; Emiratet e Bashkuara Arabe: 0,4 milionë; SHBA: 0,35 milionë; Mbretëria e Bashkuarë: 0,3 milionë; Zvicër: 0,2 milionë; Oman: 0,2 milionë; Katar: 0,15 milionë; Kanada: 0,1 milionë; Argjentinë: 0,05 milionë; Brazil: 0,05 milionë.    

Në total: në rank botëror arrin në 200 milionë myslimanë shia.

Nuk duhet lënë pa përmendur fakti se shpeh herë të dhënat e kësaj qëndre kërkimesh janë kritikuar nga ekspertët perëndimorë dhe nga diaspora shia se në të dhënat e tyre e kanë ulur shifrën e myslimanëve shia.

Sipas Organizatës së Kërkimit Ndërkombëtar, gjatë vitit 2016 shifrat e pagesave të ardhura nga shtetet janë të këtilla:

India: mesatarja mujore 140 dollarë, mesatarja vjetore1680 dollarë.

Pakistani: mesatarja mujore 140 dollarë, mesatarja vjetore1680 dollarë.

Turqia: mesatarja mujore 530 dollarë, mesatarja vjetore 6360 dollarë.

Katari: mesatarja mujore 3000 dollarë, mesatarja vjetore 36000 dollarë.

Bahrein: mesatarja mujore 800 dollarë, mesatarja vjetore9600 dollarë.

Kuvajti: mesatarja mujore 2150 dollarë, mesatarja vjetore 25800 dollarë.

Omman: mesatarja mujore 1000 dollarë, mesatarja vjetore 12000 dollarë.

Emiratet e Bashkuara Arabe: mesatarja mujore 2000 dollarë, mesatarja vjetore 24000 dollarë.

Arabia Saudite: mesatarja mujore 700 dollarë, mesatarja vjetore 8400 dollarë.

Koncepti i Zekatit në Islamkonsiiston në faktin se kur bëhet fjalë për veprat e kryera në emër të Zotit, duke përfshirë mbështetjen e luftëtarëve që kryejnë xhihad, të varfërit, ose njerëzit që merren me thirrjen për në Islam, njerëzit me të ardhura mesatare duhet të kontribuojë me 2.5% të të ardhurave të tyre.

Duke marrë parasysh familjet me shumë fëmijë që janë më të hasura në vendet myslimane (nuk merret parasysh gratë që nuk punojnë dhe fëmijët që janë nën moshë), zekati mund të paguhet deri në 10% të shoqërisë. (shënim i përkthyesit: Përtej të ardhurave nga zekati, Hizbullahu mbledh më shumë të ardhura nga ajo që në mesin e myslimanëve shia njihet si taksa e një të pestës, përqindje të tjera të shtuara nga të ardhurat kalojnë në fondin e ndihmës që kanë një ndikim të konsiderueshëm për organizatën.)

Në këtë kontekst, të ardhurat që vijnë nga çdo shtet janë të këtilla:

Indi: Kontributi mesatar vjetor : 42 dollarë; 10%-shi i shiave: 4 milionë; Kontributi vjetor nga komuniteti shia: 170 milionëdollarë.

Pakistan: Kontributi mesatar vjetor: 42 dollarë; 10%-shi i shiave: 2,4 milionë; Kontributi vjetor nga komuniteti shia: 100 milionëdollarë.

Turqia: Kontributi mesatar vjetor: 160 dollarë; 10%-shi i shiave: 800 mijë; Kontributi vjetor nga komuniteti shia: 128 milionëdollarë.

Omman: Kontributi mesatar vjetor : 300 dollarë; 10%-shi i shiave: 20 mijë; Kontributi vjetor nga komuniteti shia: 6 milionëdollarë.

EBA: Kontributi mesatar vjetor: 600 dollarë; 10%-shi i shiave: 40 mijë; Kontributi vjetor nga komuniteti shia: 24 milionëdollarë.

Arabia Saudite: Kontributi mesatar vjetor: 210 dollarë; 10%-shi i shiave: 450 mijë; Kontributi vjetor nga komuniteti shia: 94,5 milionëdollarë.

Katari: Kontributi mesatar vjetor: 900 dollarë; 10%-shi i shiave: 15 mijë; Kontributi vjetor nga komuniteti shia: 13.5 milionëdollarë.

Bahreyn: Kontributi mesatar vjetor: 240 dollarë; 10%-shi i shiave: 100 bin; Kontributi vjetor nga komuniteti shia: 24 milionëdollarë.

Kuveyt: Kontributi mesatar vjetor: 645 dollarë; 10%-shi i shiave: 90 bin; Kontributi vjetor nga komuniteti shia: 58 milionëdollarë.

Kontributi i Përgjithshëm: 618 milionëdollarë.

Diaspora shia, më shumë se një të pestën e këtyre të ardhurave, pra 120 milonë dollarë mund të përdoren për të financuar Hizbullahun.

Kjo përllogaritje nuk përfshin tatimin mbi të ardhurat, duke qënë se secili vend ka një ligj të ndryshëm tatimor. Duhet gjithashtu të merret parasysh edhe fakti se jo të gjitha myslimanët shia në Perëndim dhe Gjirin Persik nuk e kanëmbështetur ndihmën ushtarake dhe ndërhyrjen eHizbullahut në Siri. Për shembull, anketat e OJQ-ve të myslimanëve shia në Gjirin Persik në gjysmën e dytë të vitit 2013 sugjerojnë se përqindja e mbështetësve të kësaj ndërhyrje ishte ulur në 30-50%. Kjo duket për shkak se nga mediat e këtyre vendeve ku jetojnë myslimanët shia është përcjellë një imazh i të qenit agresortë Hizbullahut që e cila detyrimisht ka skaktuar ndikim e saj në rënien e financimit. Në vitin 2014, shteti islamik u vetëshpall, myslimanët shia të Indisë dhanë një deklaratë ku shprehnin gadishmërinë për të dërguar 30,000 vullnetarë në Irak për të luftuar Islamin radikal. Nuk ka informacion që të konfirmojë ose mohojë nëse myslimanët shia të Indisë apo vendet e tjera fqinje kanë ofruar apo jo ndihmë për Sirinë.

Më shumë se 100,000 libanezë e kanë banimin e tyre të përhershëm në vendet afrikane, duke përfshirë 60,000 në Bregun e Fildishtë ndër të cilët, 25,000 në Senegal dhe Sierra Leone, 16,000 në Nigeri, 6,000 në Republikën Demokratike të Kongos dhe 5,000 në Gabon dhe Kamerun. Shumica e libanezëve që ndodhen në Afrikë nuk janë të krishterë, ata janë të besim mysliman Shia. Shumica prej tyre kanë përqendruar kontrollin e bizneseve shumë fitimprurëse aty ku jetojnë, gjë që i lejon ata jo vetëm të jetojnë mirë, por edhe të mbështesin atdheun e tyre historik. Vetëm në vitin 2008, transferimet e parave nga libanezët e Afrikës kanë tejkaluar shumën e 1 miliardë dollarëve. Është e vështirë që të bëhet një vlerësim itë ardhurave të libaneze Shia në Afrikë për shkak të krizës së pafundme financiare që përjetohet atje. Duke pasur parasysh se është Hizbullahu ai që drejton programet aktive sociale në Liban mund të supozohet se shumica e ndihmave financiare përfundojnë në llogaritë bankare të organizatës.

Në përgjithësi, lëvizja mbledh deri në shifrat e 500 milionë dollarë brenda një viti. Kjo shumë nuk është shumë e madhe nëse marrim parasysh shpenzimet që shkojnë gjatë ndërhyrjes në luftën në Siri dhe shpenzimet qëshkojnë për financimin e sektorit social të të gjithë vendit.

Arsyet e shndërrimit të Hizbullahut në forcën qëndrore në Lindjen e Mesme dhe kthimit në një fomrë gjysmë-shtetërore

Pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga pjesa më e madhe e Libanit në vitin 1985, Hizbullahu me mbështetje aktive nga Garda e Revoluconit Iranian filloi të krijojë arsenalet e veta të armëve dhe marrëveshja Damask-Teheran e janarit të vitit 1989 i lejoi Hizbullahut të rivendosë infrastrukturën e tij ushtarake dhe të rifillojë të zhvillojë operacione në Libanin e jugut. Në këtë mënyrë, në vitin 1991,Hizbullahu u bë forca kryesore e rezistencës libaneze, e cila vepronte në jug të vendit kundër ushtrisë izraelite.

Duke filluar në fillim të viteve 1990, Hizbullahu filloi një tranzicion që do ta largonte nga të qënit një formacion thjesht paramilitar. Në verën e vitit 1992, udhëheqësit e Iranit rekomanduan që Hizbullahu të transformohet nga një organizatë ekstremiste në një forcë politike aktive libaneze. Hizbullahu arriti të bënte një kompromis të brendshëm midis “moderatorëve” dhe “radikalëve” brenda organizatës gjë që solli arritjen në një armëpushim me Emelin dhe filloi përgatitjen aktive për zgjedhjet parlamentare. Hizbullahu sot vepron si forca udhëheqëse politike në Liban dhe si një organizatë e madhe shoqërore dhe humanitare e myslimanëve Shia (Libani ka rreth 2.5 milionë myslimanë Shia nga 6.2 milionë të popullsisë së tij totale). Forcat ushtarake izraelite u tërhoqën nga jugu i Libanit në vitin 2006, gjë qëshënonte një fitore të madhe në sytë e botës arabe. Hizbullahuështë shndërruar vërtet në një faktor të rëndësishëm rajonal. Duke rritur ndikimin e tij në Liban dhe Siri dhe në rajon me ndihmën e Iranit, Hizbullahuështë bërë bazë për rekrutimin, trajnimin dhe përgatitjen e vullnetarëve për të luftuar Izraelin dhe organizatat radikale sunite. Njësitë e  Hizbullahut shpesh luftojnë si njësi të rregullta të ushtrisë.

Një nga arsyet për zgjerimin e ndikimit rajonal të Hizbullahut është koordinimi strategjik midis myslimanëve shhia libaneze dhe irakiaëe, si dhe alavitë siriane për shkak të luftës së vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Është e rëndësishme të theksohet se organizata ka dëshmuar vlerën e saj edhe në orët më të errëta të historisë së Libanit, siç janë vitet e masakrave pothuajse të pandërprera, por edhe gjatë konflikteve shumëvjeçare me kundërshtarët e saj të jashtëm, madje edhe konfliketet më të rrezikshme me Izraelin.

Opinionet në lidhje me ndikueshmërinë e Iranit ndryshojnë. Disa ekspertë pohojnë se ndihma e Iranit është aq e rëndësishme saqë ndikon plotësisht në të gjitha aspektet e procesit të vendimmarrjes së Hizbullahut. Natyrisht, autoriteti i Iranit si udhëheqës i myslimanëve shia rreth botës është pothuajse absolut. Ai gjithashtu i ofron Hizbullahut një ndihmë dhe mbështetje të jashtëzakonshme ushtarake. Për më tepër, lëvizja ka pësuar disa humbje të konsiderueshme në Siri, atje kanë humbur jetën luftëtarët më profesionistë dhe mëtë mirë të trajnuarë, gjë e cila e ka dobësuar organizatën. Prandaj udhëheqësit e Hizbullahut tashmëjanë të detyruarë të tregojnë më shumë fleksibilitet dhe kujdes në marrëdhëniet e tyre me Iranin nëse lindin papërputhshmëri nëidetë dhe mendimet e tyre.

Shpjegimi më i mundshëm është se Hizbullahuka fituar një pavarësi të konsiderueshme për shkak të pozitës së tij të jashtëzakonshme politike në vend dhe natyrës së tij si një forcë kundërshtuese kundër Izraelit dhe sunive ekstremistë të Sirisë. Që nga fillimi i konflikteve në Siri në vitin 2011, Nasrallah është përpjekur të mbajë neutralitetin. Hizbullahu u përfshi vetëm në vitin 2013, kur situata doli jashtë kontrollit dhe ekzistonte një rrezik i përhapjes së luftimeve në Liban. Nasrallahu deklaroi në një nga deklaratat e tij se “Irani duhet të shihet si qendër e ndikimit strategjik në rajon, si modeli i një shteti sovran që mbështet popujt në të drejtën e tyre për të kërkuar pavarësinë dhe si një forcë që ndihmon vendet dhe kombet e Lindjes së Mesme të bëhen gjithnjë e më e fortë. Siria dhe Irani nuk mund ta detyrojnë Hizbulluahun që të veprojë kundër planeve të veta. Ata vetëm mund të bëjnë propozime të ndryshme me ne dhe të përpiqen të na bindin.”

Që kur është shpallur pavarësia e Libanit, qeveria libaneze nuk i ka kushtuar shumë vëmendje problemeve të pjesëve jugore të vendit. Për këtë arsye,Hizbullahu ka marrë rolin e ndihmësit dhe mbështetësit tëtë varfërve dhe zhvillimin e infrastrukturës jo për vetë-promovim, por sepse këto gjëra kanë qënë një domosdoshmëri objektive. Praktikisht që nga lindja, një mysliman shia libaneze është nën kujdesin e Hizbullahut. Kopshtet, klinikat, shkollat ​​dhe institucionet – të gjitha këto entitete janë ndërtuar dhe financuar nga kj lëvizje. Pra, nuk është çudi që lëvizja është shumë popullore dhe shërbimi brenda radhëve të saj konsiderohet një nder për njerëzit.

Aktualisht është e rëndësishme të theksohet se tashmëHizbullahu është më shumë se thjesht një lëvizje. Edhe pse nuk e ka shpallur sovranitetin mbi një pjesë të vendit, Hizbullahu ka çdo atribut të një shteti. Ka pushtetin legjislativ, ekzekutiv, autoritetin gjyqësor, institucione për grumbullimin dhe shpërndarjen e taksave, sistemin e vet arsimor, një ushtri, shërbime tëinteligjencës dhe kundër-inteligjencës, media –pra gjithçka që ekziston dhe funksionon brenda kuadrit të lëvizjes. Për më tepër, ajo ka kontroll mbi subjektet e saj, tërësinë e informacionit rreth tyre dhe, më e rëndësishmja, mbështetet në vullnetin e tyre të mirë për të punuar me lëvizjen në një formë të këtillë. Koncepti i shtetësisë nuk përcaktohet thjesht dhe vetëm nëpërmjet pasaportës por nga gatishmëria e individit për t'u bashkuar me një shtet apo një lëvizje dhe për  të qënë besnik ndaj tij.

Ja se çfarë ka shkruar një nga ideologët e dhe ish vëvendës-sekretari i përgjithshëm i Hizbullahut, Sheik Naim Kassem: “Parë nga këndvështrimi teorik, ne po bëjmë thirrje për një shtet islami dhe po i tërheqim të tjerët në këtë proces, pasi vetëm një shtet islamik mund të lehtësojë në arritjen e maksimizimit të lumturisë njerëzore. Megjithatë, parë në këndvshtrimin dhe në nivelin praktik kjo pyetje varet nga zgjedhja e lirë njerëzore.Në ajetin 256 të sures Bakara në Kuran thuhet: “Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson tagutët , e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.”

Fitorja e grupeve radikale sunite në Siri do të thotë lindja e një mundësie të asgjësimit të pamëshirshëm të të gjitha grupeve të tjera fetare që gjenden aty, duke ndjekur skenarin e ngjarjeve të Irakut. Pas pushtimit të Irakut nga SHBA-ja në një luftë civile dhe më vonë në shfaqjen e ISIS, e cila u tregua në mënyrë të papërballueshme mizore ndaj të gjitha besimeve të tjera, dërgoi mesazhin se në këto kushte të luftës etnike dhe fetare, vetëm organizatat paraushtarake si Hizbullahu mund të sigurojnë mbijetesa.

Përfundimi

Popullariteti i Hizbullahut në mesin e besimtarëve shia libaneze bazohet në disa faktorë: fushatën e tij ushtarake kundër Izraelit, natyrën e tij plotësisht libaneze, rolin e tij si mbrojtës i komunitetit Shia historikisht të shtypur në Liban, natyrën e tij fetare dhe gamën e gjerë të shërbimeve sociale që ofron.

Hizbullahu ka bërë më shumë për komunitetin e myslimanëve shia në Liban se sa vetë qeveria zyrtare. Që nga fillimi i përfshirjes së kësaj lëvizjeje në luftën në Siri, udhëheqësit e lëvizjes dhe luftëtarët e saj po mbrojnë Libanin, libanezët shia dhe vendet e shenjta shiite nga përhapja e Islamit ekstremist Sunni, të përfaqësuar para së gjithash nga Xhabhat al-Nusra dhe Shteti Islamik. Sipas Nasrallah, kjo nuk ishte një luftë e zgjedhur, por një luftë e si rezultat i detyrimit.

OJQ-të libaneze që kanë zhvilluar një sondazh në vitin 2015 vunë në dukje se 57% e të anketuarve e shohin kërcënimin e islamit radikal në Liban si kërcënim të vërtetë, dhe 80% e konsiderojnë Hizbullahun si një faktor që e bën më të qetë jetën në Liban. Libani sot, ashtu si edhe e gjithë Lindja e Mesme po përjeton një ri-masakrim ndër-fetar dhe ndër-komunal. Njerëzit që jetojnë në vende të paqëndrueshme dhe të paparashikuara po përpiqen të gjejnë mbrojtje dhe përkrahje mes bashkësisë së tyre kombëtare ose fetare. Prandaj nuk është çudi që Hizbullahu gëzon një mbështetje të tillë të pakushtëzuar në mesin e myslimanëve Shia të Libanit dhe të Sirisë, edhe nëse nuk mbështesin plotësisht dhe tërësisht synimet dhe misionin e lëvizjes. 



Burimi : Medya Şafak