Palestinë: Izraeli vrau 14 fëmijë palestinezë në vitin 2017

Publikuar në Nën. 27, 2017, 10:01 p.m.

Nga Qais Abu Samra

 Ramallah,  Palestinë:

     

Sipas një agjencie të statistikave palestineze, forcat izraelite kanë vrarë 14 fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës që nga fillimi i këtij viti.

Në një deklaratë të dielën, Byroja Qendrore e Statistikave Palestineze (PCBS) tha se forcat izraelite kishin vrarë 35 fëmijë në vitin 2016.

"Rreth 300 fëmijë palestinezë mbahen ende në burgjet izraelite", shtoi deklarata, e cila u lëshua për të shënuar Ditën Universale të Fëmijëve.

Organizata me bazë në Ramallah tha se rreth 4,000 fëmijë ishin arrestuar nga forcat izraelite që nga tetori i vitit 2015, shumica prej të cilëve ishin liruar.

Deklarata tha se rreth 848 fëmijë ishin zhvendosur për shkak të rrënimit nga Izraeli të shtëpive palestineze.

Sipas agjensisë, autoritetet izraelite kishin demoluar 418 shtëpi dhe 646 institucione në vitin 2016.

Nuk pati asnjë koment izraelit mbi këtë raport.

Dita Universale e Fëmijëve festohet më 20 Nëntor çdo vit për të promovuar bashkimin ndërkombëtar, ndërgjegjësimin e fëmijëve në mbarë botën dhe përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve.

Fëmijët përbëjnë rreth 46 përqind të popullsisë  prej 4.5 milion palestinezëve  në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

[Arkivi Foto: Palestinezët protestojnë për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite pranë ndërtesës IRC në Ramallah më 28 shkurt 2017. Fotograf: Issam Rimawi 



Burimi : Anodolu News Agency