Vandalizohet një Xhami në Suedi

Publikuar në Nën. 23, 2017, 12:05 a.m.

Një xhami në Suedi u vandalizua të dielën, kur një sulmues i panjohur vizatoi svastiken në një nga dyert e saj, sipas kryetarit të muslimanëve.

Xhamia e Qendrës Kulturore Islame Al-Huda që u sulmua është në qytetin e Flens të rrethit Sodermanland.

Kryetari i Federatës Islamike të Suedisë, Tahir Akan tha se komuniteti musliman ishte i trishtuar pas sulmit mbi xhaminë e tyre.

Policia na informoi për sulmin, tha Tahir Akani.

''Policia ka nisur një kërkim në shkallë të gjerë. Zhvillimet po na raportohen. Ata po kontrollojnë kamerat. Unë shpresoj se ata që e bënë këtë do të kapesh së shpejti."

Xhamia në Flens - e blerë nga Qendra Kulturore Islame Al-Huda - ishte kishë; ajo u shndërrua në një xhami në vitin 2012.

Portieri i Xhamisë në Flens, Abdi Osman Abuhar u tha mediave suedeze se xhamia ishte sulmuar katër herë ndërmjet 2012 dhe 2014.



Burimi : Anodolu News Agency