Raporti i forcave ushtarake në Lindjen e Afërt

Publikuar në Nën. 21, 2017, 11:15 p.m.

Gazeta amerikane The National Interest shkruan se raporti i forcave në rajonin e Lindjes së Afërt është në anën e shiiave nën udhëheqjen e Iranit, duke theksuar se ushtria saudite, sikurse gati të gjitha ushtritë arabe është ushtruar në atë  mënyrë që të mbrojë regjimet diktatoriale nga opozita e brendshme dhe demonstratave masive popullore , e jo që të zhvillojnë luftëra të vërteta kundër fuqive të huaja.

The National Interest konsideron se shpërthimi i luftës sunito-shiite të përmasave të gjera në Lindjen e Afërt nuk është reale të pritej, duke sqaruar se “shtirja saudite e fuqisë” nuk do të shkojë aq larg sa të futet në luftë kundër Iranit.

Autori i shkrimit Amitai Etzioni, një ekspert izraelito-amerikan për marrëdhënie ndërkombëtare si dhe profesor në Universitetin George Washington, konsideron se shumë media gabimisht interpretojnë ngjarjet në rajon duke u nisur nga supozimet se në Lindjen e Afërt ekzistojnë dy taborë të fuqishme të cilët garojnë për epërsi: tabori shiit nën udhëheqjen e Iranit, dhe tabori sunit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite. Etzioni sqaron se tabori sunit është shumë i dobët dhe në stagnim konstant edhe pse në kohën e fundit po tregon një vendosmëri të caktuar, por tabori shiit konsideron Etzioni është shumë më i fuqishëm dhe në mënyrë konstante por realizon përparësi të duhur.

Duke krahasuar fuqinë ushtarake me të cilin disponojnë Arabia Saudite dhe Irani, Etzioni cek se Irani ka në dispozicion 550.000 ushtar dhe arsenalin e madh të raketave balistike, si dhe të raketave të dirigjuara me rreze të shkurtra dhe të mesme të veprimit, dhe se është afër prodhimit të armës nukleare. Autori i shkrimit thekson se Irani është njëri nga vendet i cili posedon fluturaket(dronët) pa pilot më bashkëkohor të cilët janë prodhim të industrisë ushtarake vendore dhe është i bazuar në teknologjinë vetanake, si dhe Irani pikërisht po kryen  edhe modernizimin e helikopterëve ushtarak. Irani posedon Gardën revolucionare të përbërë nga ushtarë të stërvitur mirë dhe të indoktrinuar në aspektin fetar.

Arabia Saudite posedon aviacionin superior ushtarak, shkruan Amitai Etzioni, por ka shumë më pak ushtar se Irani. Dhe gjersa në stërvitjet ushtarake duken shumë mirë, ushtria saudite, është shumë pak e motivuar për luftë të vërtetë. Ushtria saudite, sikurse shumica e ushtrive arabe, doktrina e saj ushtarake bazohet në atë që të përgatitet të mbrojë pushtetin mbretëror nga faktorët e brendshëm të cilët mund të e kërcënojnë pushtetin e tyre, sikurse janë protestat masive popullore, por nuk janë të aftë për zhvillimin e luftërave serioze kundër armiqve të jashtëm.

Amitai Etzioni tërheq vëmendjen se ushtria saudite në luftë në Jemen po mbështetet kryesisht në aviacionin e saj ushtarak dhe se forcat e saja tokësore nuk janë në gjendje të mundin guerilen e armatosur fisnore  të lëvizjes Huthite.

Edhe një përparësi e Iranit në raport me Arabinë Saudite, është se regjimi politik iranian është stabil, ndërsa Arabia Saudite po kalon në procesin e ndryshimeve të thella sociale, politike, ekonomike dhe kulturore, duke u ballafaquar me tradicionalizmin dhe konservatizmin e rrënjosur thellë, që paraqet kërcënim serioz të stabilitetit të tyre të brendshëm.

Autori i shkrimit, thekson se Hezbollahu është lojtari kyç në këtë lojë, duke theksuar se ajo është paraushtria më e organizuar në botë, me rreth 20.000 ushtarë të armatosur dhe stërvitur mirë, të pajisur me numrin e madh të tanksave dhe artilerisë së rëndë, me mbi 150.000 raketa me rreze të shkurtra, të mesme dhe të gjata të veprimit, ndërsa instruksionet dhe pajisjet financiare i merr nga Irani.

Përpjekja saudite që të ndryshojë balansin e forcave në Liban do të përfundoj pa sukses, pasi që Hezbollahu është zotërues i vërtetë i Libanit, gjersa ndikimi saudit në këtë vend është shumë i kufizuar, konsideron Amitai Etzioni. Etzioni konsideron se nuk  pritet se Izraeli do të ofrojë ndihmë të konsiderueshme Arabisë Saudite në këtë kontekst, përkundër asaj se këto dy vende në kohën e fundit gjithnjë e më shumë po afrohen.

Ai njashtu, sqaron se regjimi i Asadit me ndihmën e Rusisë dhe Iranin, pjesërisht edhe të Turqisë, ka filluar të korr suksese, gjersa Iraku është nën ndikimin absolut iranian. Dhe gjersa Irani haptas krenohet me ndikim  të madh që ka në Irak, Siri dhe Liban, Arabia Saudite nuk ka akçes as përafërsisht. Për më tepër Arabia Saudite ngadalë, por me siguri po humb edhe ndikimin e saj në Egjipt, vendit sunit i cili posedon fuqinë më të madhe ushtarake arabe në rajon. Presidenti egjiptian Sisi ka deklaruar se nuk e mbështet luftën eventuale saudite kundër Iranit. Edhe regjimi jordanez i cili nuk di se çka të bëjë me miliona refugjat sirian dhe me shtetasit e vet me prejardhje palestineze, edhe ai nuk dëshiron të kyçet në luftë.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleat i fuqishëm i Arabisë Saudite, ceket në shkrimin e autorit Etzioni, por, sqaron autori, ky vend nuk mund të ofrojë shumë në këtë kontest, dhe vetë është e ngarkua me një varg problemesh në politikën e saj të jashtme.

Me ndihmën e Rusisë e cila ju ofron mbështetje të fuqishme politike dhe ushtarake, tabori shiit po zgjeron ndikimin e vet në dëm të taborit sunit të cilit i mungojnë aspiratat. Dhe nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikën nuk i plotësojnë obligimet e veta në rajonin e Lindjes së Afërt, konsideron Etzioni, bashkësia sunite në Lindjen e Afërt do të vazhdojnë rënien e tyre të mëtejshme.



Burimi : SAFF