Jordani do të organizojë konferencën ndërkombëtare mbi mrekullitë e Kur’anit

Publikuar në Nën. 21, 2017, 11:07 a.m.

Një konferencë ndërkombëtare është planifikuar të mbahet në Aman, Jordan, për të diskutuar "Studimet e reja mbi mrekullitë e Kur'anit".

Sipas faqes së internetit m-a-arabia.com, Fakulteti i Gjuhës Arabe i Universitetit Teknik Tafila do të organizojë evenimentin në prill 2018.

Konferenca do të mbledhë së bashku pët tri ditë ekspertë të Kur’anit dhe letrarë nga vende të ndryshme arabe dhe muslimane.

Pjesëmarrësit në konferencë do të diskutojnë tema si "Literatura e dialogut në tregimet e Kur'anit", "Portretizimi i grave në tregimet e Kur'anit", "Karakterizimi në tregimet e Kur'anit", "Simbolet në tregimet e Kur'anit" dhe "Tregimet e Kur’anit".

Ngjarja akademike ka për qëllim nxitjen e hulumtimeve në fushën e mrekullive letrare të Kur'anit.



Burimi : IQNA