'Udhëzues për Studentët e Kur'anit' në programin akademik të Universitetit të Qerbelasë

Publikuar në Nën. 21, 2017, 10:46 a.m.

Një libër me titull "Murshid Al-Mutaalim, Xhuzi 'Adh-Dharijat" (Udhëzues për Kur'anin, pjesa 27 e Kur'anit) do të jetë libri shkollor i një kursi që do të përfshihet në planprogramin e Departamenteve të Studimeve Kur'anore dhe Jurisprudencës në Fakultetin e Shkencave Islame të Universitetit të Qerbelasë.

Sipas faqes së internetit të Al-Kafeel, libri është shkruar nga një grup studiuesish të Qendrës për Shkenca Kur'anore, Interpretim dhe Publikime në bashkëpunim me Seksionin e Studimeve Islamike të Astanit (kujdestaria) e Xhamisë të Hazreti Abbasit (a.s.).

Libri përmban mësimin e Xhuzit të 27-të (pjesë) të Kur'anit të Shenjtë dhe është pjesë e një serie librash të titulluar "Udhëzues për Studentët e Kur’anit ".

Dekani i fakultetit tha se qëllimi kryesor i kursit të ri është të përmirësojë aftësitë Kur’anore të studentëve dhe t'i ndihmojë ata të njohin më mirë gjuhën e Kur'anit.

Ai shtoi se studentët kanë nevojë për kurse me përmbajtje të pasur Kur'anore bazuar në mësimet e Ehlul-Bejtit (a.s.).

Koleksioni Kur'anor përfshin mësimet e bazuara në Hadithet e Ahl-ul-Bejtit (a.s.) rreth ajeteve  të Kur’anit të Shenjtë.

Librat e serisë janë të shkruara në një gjuhë të thjeshtë për të qenë të kuptueshme për të gjitha grupet e studentëve, shtoi ai.

Libri i ri përfshin ajetet Kur'anore, interpretimin e secilit ajet të bazuar në Hadithet e Ehlul-Bejtit (a.s.), kuptimi i termave në secilin ajet dhe burimet e haditheve.

Xhamia e Shenjtë i Hazret Abbasit (a.s.) është shumë aktive në mbajtjen e programeve Kur'anore në Irak dhe në vende të tjera.

Organizimi i Kurseve Kur'anore, garave, programeve arsimore dhe botimit të veprave Kur'anore janë pjesë e aktiviteteve të saj.



Burimi : ABNA