50-të shtete dërgojnë përfaqësuesit e tyre në Garat Kur’anore

Publikuar në Nën. 21, 2017, 10:44 a.m.

Sipas faqes së internetit të Shoqatës së Kur'anit të Sudanit, organizatorit të Garave Kur’anore, pjesëmarrja e 75 konkurentëve në ngjarjen e ardhshme Kur'anore është konformuar deri më tani.

Abdul Rahman Muhammed Ali Said, sekretar i përgjithshëm i shoqatës, tha se të gjitha përgatitjet janë bërë për organizimin e edicionit të 9-të të Garave Kur’anore Ndërkomëtare.

Ai tha se garat do të fillojnë në kryeqytetin e Sudanit më 13 janar 2018, me një fjalim të kryetarit të Sudanit.

Anëtarët e panelit të gjyqtarëve, të përbërë nga ekspertë të Kur'anit nga vende të ndryshme, do të mbërrijnë në Khartum në javën e parë të janarit, shtoi ai.

Irani do të jetë ndër vendet që marrin pjesë në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit.

Muhammed Resul Takbiri, hafiz i Kur'anit, do të përfaqësojë Republikën Islamike në Garat Kur’anore Ndërkombëtare.

Në vitin 2016, Muhammed  Khakpour garoi për Iranin në edicionin e 8-të të Garave Kur’anore Ndërkombëtare të Khartumit, ku morën pjesë 55 shtete.



Burimi : IQNA