Kryetari i shtabit të përgjithshëm të regjimit sionist: Irani duhet të largohe nga Siria/ Jemi të gatshëm shkëmbejmë informacione të inteligjencës me suditët

Publikuar në Nën. 21, 2017, 10:32 a.m.

Kryetari i shtabit të përgjithshëm të regjimit sionit, Gjenerali Gadi Eisenkot ka dhënë një intervistë për gazetën saudite Elaph e cila publikohet në Londër. Ai është shprehur se “Ne jemi të gatshëm që të shkëmbejmë informacione dhe përvojën tonë të shërbimeve të inteligjencës me Arabinë Saudite dhe me vente të tjera arabe të moderura për t’u përballur me Iranin.” Më pas ai ka shtuar se: “Ne kemi shumë interesa të përbashkëta me sauditët.”

Eisenkot ka thënë se: “Nën hijen e adminstratës së re të presidentit Trump të SHBA-së, ne kemi mundësinë që brenda në rajon të krijojmë një aleancë të re. Në mënyrë që të parandalojmë rrezikun iranian është e nevojshme që të vëmë në jetë një plan strategjik të gjërë dhe gjithëpërfshirës.”

Sipas Eisenkot “Rritja e ndikueshmërisë së Iranit në Lindjen e Mesme është një burim shqetësimi si për Izraelin ashtu edhe për Arabinë Saudite.”

Kryetari i shtabit të përgjithshëm izraelit e ka vazhduar kështu fjalën e tij:

“Plani i Iranit është që ta kontrollojë Lindjen e Mesme nëpërmjet dy gjysmë-hënave shiite. Njëra prej tyre fillon nga Irani dhe nëpërmjet Irakut dhe Sirisë arrin deri në Liban, ndërsa tjetra shtrihet në gjithë vendet e gjirit ngaBaherjni, Jemeni deri në Detin e Kuq. Ne duhet ta parandalojmë realizimin e këtij plani. Shqetësimet e sauditëve, që më janë përcjellë nga përfaqësuesi i tyre në lidhje me ndikueshmërinë e Iranit janë të njëjta me shqetësimet e Izraelit. Kjo është një situatë që duhet parandaluar në rajonin tonë. Në këtë çështje ne dhe Arabia Saudite kemi një marrëveshje të plotë.”

“Kërkesa jonë konsiston në largimin nga Siria të Iranit, Hizbullahut dhe të gjitha milicive të tjera iraniane. Ne e kemi shprehur haptazi për publikun se nuk do të lejojmë vendosjen e prezencës së Iranit në gjithë Sirinë në përgjithësi, dhe veçanërisht në pozicionin në perëndim rugës Damask-Suvejde. Nuk do të lejojmë asnjëlloj prezence të Iranit ”

Burimi : Medya Şafak