Imam Hamenei:Lavdëron popullin e Irakut për kujdesin e vizitorëve të Arbainit

Publikuar në Nën. 19, 2017, 8:59 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik,  Ajetullah Sejjid Ali Hamenei përshëndeti qeverinë dhe popullin e Irakun për pritjen e miliona vizitorëve  gjatë Arbainit, duke përshëndetur pjesëmarrjen e madhe në këtë rast si një shenjë e gatishmërisë në rritje të botës muslimane për të ndjekur synime të shenjta.

Në një takim me një grup të zyrtarëve kulturorë në Teheran të hënën, Ajetullah Hamenei shprehu mirënjohje të sinqertë ndaj qeverisë irakiane për të bërë marrëveshje për ngjarjen madhështore fetare, për popullin e Irakut për mikpritjen e tij dhe për forcat popullore në shtetin arab për sigurinë gjatë tubimit masiv të muslimanëve duke shënuar Arbaenin, 40-të ditë pas përvjetorit të martirizimit të Imam Hussejnit (a.s.),  Imamit të tretë shiit.

Duke vlerësuar lavdinë fetare në përkujtimin e Arbanit si një ngjarje "e paprecedent dhe e papërshkrueshme", Ajetullah Hamenei tha se zbulon frymën në rritje të betejës në "rrugën hyjnore" dhe një simbol të gatishmërisë për martirizimin mes muslimanëve.

Pjesëmarrja e një numri kaq të madh njerëzish nga pjesë të ndryshme të botës në ngjarjen e Arbainit pavarësisht nga kërcënimet terroriste paraqesin  një fenomen madhështor dhe një rritje të ideologjisë së betejës në rrugën e Allahut, shtoi  Imam Hamenei.

Rreth 2.5 milionë njerëz udhëtuan në Irak vetëm nga Irani gjatë javëve të fundit për tubimin vjetor të muslimanëve shiitë në përkujtim të Arbainit.

Tubimi i pelegrinëve në qytetin Qerbela të Irakut në Arbain e bën tubimin më të madh njerëzor në botë.



Burimi : Tasnim News Agency