Kurti: Votoni mos ia mundësoni kthimin krimit

Publikuar në Nën. 19, 2017, 8:51 a.m.

Mijëra qytetarë kanë stërmbushur sonte sallën në Prishtinë, në tubimin përmbyllës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.

 Kryetari Visar Ymeri, deputeti Albin Kurti dhe Selim Pacolli nga AKR ftuan qytetarët që ta votojnë masivisht Shpend Ahmetin më 19 nëntor për ta pamundësuar kthimin e krimit dhe për ta mundësuar zhvillimin e kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nënvizoi se e diela e fitores është dita kur duhet përzgjedhur modelin e qeverisjes së drejtë, zhvillimore dhe sociale të kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! përkundër modelit të qeverisjeve të korrupsionit dhe të pabarazive të kundërkandidatëve.