SPECIALE: Kapacitetet e Hizbullahut dhe roli në Lindjen e Mesme

Publikuar në Nën. 18, 2017, 1:07 a.m.

Vlerësimet në lidhje me forcat e armatosura të Hizbullahut tregojnë se ka një larmishmëri. Të dhënat e agjencisë së lajmeve FARS të Iranit, përsa i përket informacioneve të mbledhura deri në tetor të vitit 2016 tregon se forcat e armatosura të Hizbullahut arrijnë në jo më pak se 65,000 trupa, duke përfshirë edhe forcat rezerva. Në mesin e këtyre forcave, 21,000 janë ushtarë profesionistë me trajnim të vazhdueshëm. Sipas të dhënave të Bilancit Ushtarak 2017, aktualisht në Siri po luftojnë 5 deri në 8 mijë trupa të Hizbullahut.

Lëvizja Hizbullah është formuar në vitin 1982 në Liban nga një segment i popullësisë me besim myslimanshia të pakënaqur me rezultatet që kishte sjellë laiciteti sipas pikëpamjevetë partisë Emel të moderuaratë shiizmit. Gjithashtu,gjatë kësaj periudhe brenda shoqërisë kishte mosmarrëveshje në lidhje me faktin nëse Izraeli duhet të ballafaqohej ose jo me përdorimin e formave të reja organizative dhe metodave të luftës. Sipas Sekretarit të përgjithshëm të Hizbullahut, Hasan Nasrallah që nga formimi si organizatë, Hizbullahu ka qënë një krijim i pastër libanez, duke u mbështetur në mbështetjen dhe ndihmën e palestinezëve dhe partive të tjera libaneze, ndërkohë që mbështetja nga Irani dhe Siria kanë ardhur më vonë në kohë.

Që nga fillimi i formimit dhe deri më tani aktivitetet e Hizbullahut janë bazuar gjithmonënë tre parime kryesore. Së pari, Islami është pranuar si bazë ideologjike funksionale, doktrinore dhe praktike për funksionet e organizatës. Së dyti, qëllimi kryesor i kësaj organizate është lufta kundër pushtimit izraelit të Libanit dhe Palestinës dhe kundër dominimit sionist në këto territore. Së treti, ajo njeh tezën besimit shia të Islamit në lidhje me domosdoshmërinë e Vilajet-e-Fakih. Kjo doktrinë shiite pohon se gjatë epokës së rishfaqjes së 12-të të Imam të Madh Muhamed el-Mahdi udhëheqja mbi besimtarët shia i është transferuar klerikëveshia të rangut të lartë, si në rastin e Iranit.

Struktura dhe vendim-marrja

Për nga ana organizative juridike, Hizbullahështë një strukturë të bazuar në parime të caktuara ideologjike dhe ekziston brenda kornizave tështetit ku është krijuar, i cili nuk ka ndikim të drejtpërdrejtë në aktivitetet e kësaj lëvizjeje. Partia udhëhiqet nga Këshilli Shura i përbërë nga 7 anëtarë (gjashtë udhëheqës shpirtërorë [fetarë]– ulema– dhe një udhëheqës laik). Anëtarët zgjidhen nga struktura më e rëndësishme e lëvizjes, Këshilli Qendror, i përbërë nga 200 anëtarët më thelbësorë të lëvizjes. Zgjedhjet e antarëve të Këshillit Shura zhvillohennë tri faza. E para është përzgjedhja e kandidatëve (zakonisht 70-80), plotësojnë kriteret e vendosura nga udhëheqësit më të lartë edhe për nga aspekti i zhvillimit të tyre fetarë por edhe ngaaspekti sekularist në të njëjtën kohë. Ata që kalojnë këtë fazë kanë të drejtë të marrin pjesë në fazën e dytë. Thënë ndryshe, ata itojnë të drejtën për të qënë kandidatë për Këshillin Shura. Si rregull, 10-15 persona arrijnë të kalojnë deri në raundin e dytë. Faza përfundimtare përbëhet nga zgjedhja e drejtpërdrejtë e 7 anëtarëve të Këshillit Shura.

Vendimet e Këshillit janë përfundimtare dhe janë fetarisht të detyrueshme për të gjithë anëtarët e partisë. Ato miratohen ose në mënyrë unanime ose me shumicën e votave. Nëse ka një bllokim ose një përçarje në Këshillin Shura, çështjet zgjidhen nga udhëheqësi i partisë, vendimet e të cilit janë përfundimtare dhe të detyrueshme në të gjitha institucionet administrative si dhe nuk mund të kundërshtohen nga asnjë strukturë tjetër. Në këtë mënyrë vërehet sesi parimi i Vilajet-e-Fakih parandalon përçarjet brenda elitës sunduese. Dhe vartësve të tyre.

Operacionet konkrete të partisë drejtohen nga aparati ekzekutiv administrativ, i njohur si Shura Tanfiz. Kjo strukturë përbëhet nga pesë këshille:

1. Këshilli Ekzekutiv (mbikëqyrja e çështjeve politike dhe organizative duke përfshirë këtu edhe aktivitetet sociale, kulturore dhe arsimore);

2. Byroja Politike (adreson çështjet brenda lëvizjes);

3. Këshilli Parlamentar (është i angazhuar me aktivitetet e Hizbullahut në lidhje me legjislaturën libaneze);

4. Këshilli Gjyqësor (nxjerr dekrete fetare si dhe kryen rolin e gjykatës së arbitrazhitnë raste mosmarrëveshjesh nga pikëpamja religjoze, duke u mbështetur në ligjin Islamik);

5. Këshilli i Xhihadit [Luftës] (drejton lëvizjen përsa i përket fushës së mbikëqyrjes, rekrutimit, trajnimit, pajisjeve dhe sigurisë).

Në përgjithësi çdo këshill drejtohet nga një anëtar i Këshillit Shura. 

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes, i cili është njëkohësisht edhe komandanti suprem i formacioneve të saj të armatosura është Hasan Nasrallahu. Udhëheqja si trukturë përfshin gjithashtu edhe zëvendësin e tij, një udhëheqës shpirtëror, i cili është gjithashtu gjyqtari suprem, disa ligjvënës libanezë, komandantin e formacionit ushtarak për Libanin Jugor dhe udhëheqësit rajonalë të organizatës. Këshilli Ekzekutiv ka departamente të ndryshme përgjegjëse në lidhje me fushat specifike të veprimtarisë, si: mirëqenia, kujdesi shëndetësor, informacioni, shtypi, financa, komunikimete jashtme dhe koordinimi.

Formacionet e armatosura dhe veçoritë e tyre

Vlerësimet në lidhje me forcate armatosura të Hizbullahuttregojnë se ka një larmishmëri. Të dhënat e agjencisë së lajmeve FARS të Iranit, përsa i përket informacioneve të mbledhura deri në tetor tëvitit 2016 tregon se forcat e armatosura të Hizbullahutarrijnënë jo më pak se 65,000 trupa, duke përfshirë edheforcat rezerva. Në mesin e këtyreforcave, 21,000 janë ushtarë profesionistë me trajnim të vazhdueshëm. Sipas të dhënave të Bilancit Ushtarak 2017, aktualisht në Siri po luftojnë 5 deri në8 mijë trupa tëHizbullahut.

Lugina Bekaa: përgjegjësitë dhe kompetencat e komandantit rajonal përfshijnë kontrollin mbi dërgesat e armëve nga Irani përmes Sirisë për nëkampin ushtarak “Sheikh Abdullah”i ciligjendet nën komandën e përbashkët të Hizbullahut dhe ushtrisë siriane. Sipas burimeve të ndryshme, forcat e këtij rajoni përbëhen nga të paktën 7 batalione këmbësorie me 252 persona për secilim batalion. Tre prej tyre janë të motorizuara.

Beirut Jugor: Sipas burimeve të ndryshme, ky rajon përfshin të paktën dy batalione të përbëra nga 252 trupave, ndër të cilët një prej tyre është motorizuar.

Libani Jugor: Pas traktatit Taifit që hyri në fuqi në vitin 1989, formacionet e Hizbullahut u riorganizuan për t’u vendosur më pas nën një komandë të vetme të unifikuarë. Komandanti aktual është përgjegjës për formacionet ushtarake dhe të sigurisë speciale të Hizbullahut dhe gjithashtu ka edhe kompetencat që përfshijnë urdhërimin e njësive të ushtrisë libaneze në Libanin e Jugut. Ky rajon përfshin të paktën 7 batalione të përbërë nga 252 trupave secili, pesë prej të cilëve janë motorizuar.

Për më tepër, është e rëndësishmeqë të vihet në dukje fakti jo shumë i demodeshëm për ekzistencëne një shkalle të plotë të regjimentit të tankeve me përmasat iraniane, të NATO-s dhe ruse. Në nëntor të vitit 2016, pranë qytetit të Kusejrit (provincë e Homsit në Siri) u bë një inspektim i pajisjeve të Hizbullahut.

Fotot e mundësuara të këtyre tankeve janëT-55, T-62 dhe disa tanke T-72, disa 2S1 Gvozdika, BMP-1 dhe -2, M113 APC me armë 14.5mm, ZSU-57-2 SPAA. Shumica e këtyre pajisjeje me sa duket duhet të ketë ardhur nga arsenalet e ushtrisë siriane, të cilat me shumë mundësi kanë qënë dhuruar ose shitur nga ushtria libaneze dhe ndoshta edhe nga Irani.  

Pajisjet që kanë tërhequr më së shumti vëmendje janë pajisjet hibride të strukturuara duke përdorur kuadrin teleskadë Kvadrat (SA-6) dhe armët sovjetike KS-12 85mm dhe Ks-19 100mm AA.

Pavarësisht faktit se efektshmëria e tyre kundrejt avionëve bashkëkohorë dhe avionëve pa pilotëmund të mos jetë e sigurtë e dyshimtë, ato janë të dobishme si mbështetje e drejtpërdrejtë e zjarrit kundër objektivave të tokës. Armë të tjera interesante që kanë tërhequr vëmendje janë ATGM-të moderne Kornet tëmontuara në cikle me katër rrota. Këto ATGM-të vetëlëvizëse janë në gjendje të luftojnë në mënyrë efektive kundrejt çdo tanku modern, duke përfshirë edhe tanket që zotërojnëizraelitët.

Nga të gjitha informacionet e bëra të ditura deri në këtë pikë, kjo njësi është formuar për të ndjekur vazhdueshmërinë e luftës në Siri, ku mijëra luftëtarë të Hizbullahut gjendetkonstatisht në vijën e frontit të sulmeve. Mungesa e mbështetjes së drejtpërdrejtë të zjarrit, nëpërmjet tankeve dhe artilerive e dëmton daljen me sukses të operacioneve. Prandaj është mëse e natyrshme të supozohet se Hizbullahu ka vendosur të mbledhë një arsenal të armaturës së vet dhe artilerisë shoqëruese për të siguruar suksesin e mëtejshëm në fushën e betejës.

Duke qenë se ështënjë organizatë e fuqishme politike dhe ushtarake, Hizbullahuështë i vetëdijshëm se është i rrethuar nga armiq të ndryshëm si Izraeli dhe radikalëtislamikë sunitë. Për këtë arsye, të kesh një regjiment rezervistësh me ekipe të trajnuar dhe me përvojë mbar një rëndësi jetike, pasi njësia përfaqëson një forcë serioze nga standardet e Libanit dhe vendeve të tjera fqinje. Lufta e zgjatur civile në Liban, qëndrimi i përhershëm i pandryshueshëm armiqësor me Izraelin dhe tani edhe lufta kundër islamikëve sunitë, thënë më shkurt, balancimi i vazhdueshëm në situatënmes luftës dhe paqes e bën lëvizjen fleksibël në marrëveshjet e tij të komandimit dhe të aftë që në mënyrë të shpejtë dhe në mënyrë të përshtatshme të reagojnë ndaj problemeve në zhvillim e sipër.

Në të njëtën kohë, mund të dilet gjithashtu në përfundimin se krahu paraushtarak i Hizbullahut, pavarësisht nga atributet e jashtme të një lëvizjeje partizane, e cila ishte e këtillë 20-30 vjet më parë, po shndërrohet gradualisht në një ushtri plotësisht tëpërgatiturë me një institucion trajnimi, një strukturë komanduese, dhe një segment logjistik.

Zgjedhja e kadros dhe trajnimi

Përgatitja e një luftëtari të ardhshëm fillon në një moshë shumë të re. Fëmijët e moshës 6 vjeçarebëhen pjesë e diskutimeve të ndrysheme dhe ndërsa vazhdojnë tërriten, ata marrin përgatitjen edhe më të detajuar si politike ashtu edhe fetare. Një regjim trajnimi si shembull i përgjithshëm përfshin: “Studimi i Kuranit”, “një ditë në xhami”, “e dua vendin tim”, “si drejtohet një familje”, “kamp veror”, “i nënshtrohem udhëheqësit tim”. Uniformat e fëmijëve në moshat më të vogla, si rregull, përfshijnë këmishë blu me kudrate, shalle të bardha dhe kunjat me imazhin e Ajetullah Humenejit.

Fëmijët akoma edhe më të rritur kalojnë disa javë gjatë verës në kampet në jug dhe në luginën Bekaa dhe gjatë qëndrimit të tyre atje stërviten dhe fitojnë aftësitë e mbijetesës duke marrë gjithashtu edhe më shumë përgatitje fetare dhe duke studiuar gjuhën dhe kulturën e tyre amtare.

Pas kësaj faze, ata transferohen në NjësitëImam al-Mahdi. Një nga misionet e vëzhguesve që ndodhen atje është që të ndihmojë të varfërit. Sipas kreut të këtyre njësie, nëse fëmijët që humbin babain e tyre ose vëllezërit e tyre dhe mbeten tërësisht të vetëm, nëse dalëngadalë tërhiqen nga bota dhe mbyllen përbrenda dhe do të zhvillonin probleme psikologjike si agresioni.

Në moshën 17-vjeçare, ata që arrijnë të shkëlqejnë në këto njësi bëhen anëtarë të Taabiasë, ose tërezervave në pritje.

Në të njëjtën kohë, ky arsimim dhe trajnim nuk kërkon të nxisë urrejtjen absolute ndaj Izraelit, pavarësisht se çfarë dhe sesi mundohe gazetarët perëndimorë ta përshkruajnë këtë proçes. Sistemi arsimor është në radhë të parë në bazë të zhvillimit të një identiteti kombëtar dhe fetar tëkontekstit të cilin e ka përqafuar komuniteti mysliman shiit i Libanit.

Në një intervistë zhvilluar me një nga luftëtarëte Hizbullahut, ka dalë në dukje fakti se ata që zgjedhin që nga pikëpamjet politike të qëndrojnë të pavarur bëhen pjesë e padëshiruar nga shoqëria. Njerëz të tillë as nuk mund të vizitojnë as fshatrat e tyre nga kanë ardhut, duke qënë se familja dhe shoqëria i përçudnojnë.

Trupat e kadros janë të përqendruara në stërvitjen luftarake, dhe secila merr një specialitet të tillë si një trajnues i ATGM-së, si një snajperist apo edhesi shkatërrimtar. Luftëtarët e rregullt të Hizbullahut i nënshtrohen trajnimit në kampe të specializuara në Liban, Siri dhe Iran (nën udhëheqjen e oficerëve të Gardës Iraniane të Mbrojtjes së Revolucionit). Ata kryejnë trajnime për gradën dhe pozicionin dhe zgjedhin individë të dallueshëm për njësi të veçanta. Disa prej tyre bëhen komandantë, të tjerë janë të përzgjedhurënë rradhët e Aparateve të Sigurisë Speciale.

Trupat rezervë që vijnë nga Taabia janë të angazhuarë në mbrojtjen e fshatrave dhe janë përzgjedhurë nga njësitë e lartpërmendura. Luftëtarët dhe trupat e tjera rezervëtë kabinave u nënshtrohen shërbimit në një nga zonat e caktuara: kufiri Izraelito-Libanez dhe zonës lumit Litania-Brigada Nasr, në veri të Brigadës Litania-Bedr si dhe Lugina Bekaa- Brigada e Haidarit.

Secila brigadë e Hizbullahut në jug të Libanit ka një sektor në veri të Izraelit që supozohet që duhet ta marrë nën kontroll. Trajnimi i përplasjes ushtarake dhe trajnimi i veçantë në secilën brigadë bëhet duke marrë parasysh vendodhjen gjeografik në të cilën është vendosur brigada. Duhet të theksohet gjithashtu edhe fakti se terreni kufitar është i fortifikuar: është krijuar tashmë një rrjet i gjerë i tuneleve, bunkerëve dhe fushave të minuara. Duke përdorur tunelet, Hizbullahu mund të përqendrojë një numër të madh të trupave të tij në sektorin e sulmeve të nevojshme pa u dalluar dhe pa u sulmuar në këtë mënyrë nga ajri.

Për shkak të luftimeve në Siri, Hizbullahka vendosur që të zhvillojë kurse trajnimi me trupat rezervëtë cilat zgjasin 60-90 ditë. Po kështu, edhe lomandantët dërgohen në zonat e betejave për të përftuar edhe më shumë përvojë. Operacionet intensive dhe humbjet e pashmangshme kanë detyruar komandantët dhe trupat të qëndrojnë në zonën e luftës (murabata) për më shumë kohë sesa llogaritet normalisht nëperiudhat e tyre të rotacionit. Për trupat rezervë normalisht rotacioni ishte vetëm 15 ditë në vit. Para luftës siriane, kufiri me Izraelin pati qënë konsideruar një zonë ku bëhej rotacioni. Aktualisht, periudha e rotacionit në zonën e luftës siriane është 20 ditë dhe mund të rritet nëse situata e kërkon një gjë të këtillë. Kjo periudhë konsiderohet si optimale, pasi lejon në këtë mënyrë të trajnohen dhe të vendosen trupat në dispozicion në rast të ndonjë përshkallëzimi të konfliktit në kufirin e Izraelit si dhe në Siri.

Në këtë kuadër mund të parashtrojmë një shembull tënjë raporti të lajmeve lidhur me vendosjen e njësive të Hizbullahut nga 20 maji i vitit 2017. Njësia speciale Ridvan dhe të tjerët u tërhoqën tërësisht nga Siria dhe u zëvendësuan nga Brigada Bedr e cila është e vendosur në pjesën lindore dhe veriore të krahinës sëAleppos. Brigada Aziz u tërhoq nga periferia e Palmirës dhe kështu ishte Brigada e al-Kamit qëe zëvendësoi përkohësisht.

Për më tepër, njësia Ridvan u arrit të ngrihej deri në një nivel alarmi dhe më pas u dërgua në Libanin Jugor (territor i cili përfshin fermat Shebaa nga lumi Litania deri në kufirin e Izraelit). Brigada Xhelil, e destinuar për operacione në në territoret Xheliltë një në rast lufte me Izraelin, vazhdoi të qëndronte në pozitat e saj të përhershme në Libanin Jugor. Brigada e Nasr, e cila është drejtpërdrejt nën udhëheqjen e Hasan Nasrallauth vazhdoi të mbante pozicionin si rezervë.

Njësia Ridvan ështër emërua pas kreut të departamentit të sigurisë speciale Imad Mugniyeh (i cili njihej me pseudonim HaxhiRidvan), i cili u vra në vitin 2008. Njësia ka shumë përvojë në sulme dhe është më e trajnuar dhe e përgatitur për luftë urbane, gjë që e cila e bën atë tëpazëvendësueshme në Siri.

Doktrina ushtarake: Veçoritë e luftën në Siri

Pas fillimit të luftës në Siri,udhëheqja e Hizbullahutrishqyrtoi edhe njëherëkonceptin e saj të operacioneve. Para luftës theksi i këtij koncepti vihej në opsionet dhe mundësitë mbrojtëse në zonat e ndërtuara me njësi të vogla për të shkaktuar humbje maksimale të trupave dhe pajisjeve forcave ushtarake izraelite, ndërsa njëkohësisht sulmonin konstattisht Izraelin duke përdorur një numër të madh raketash me rreze të shkurtëra dhe të mesme.

Përsa i përket rastit të Sirisë, Hizbullaharriti në përfundimin se duhej të zhvillonteoperacionembrojtësebrenda qyteteve. Për këtë arsye ata rishqyrtuan sistemin e tyre të trajnimit, rritën arsenalin e raketave dhe siguran armë më të rënda si dhe sisteme rindash.

Operacioni i parë ku Hizbullahuzhvilloi një ofensivë duke përdorur njësi të mëdha ishte beteja për Kusejrin gjatë periudhës prill-qershor të vitit 2013. Rreth 1200-1700 trupa që përbënin më të trajnuarit të Hizbullahut morën pjesë në këtë betejë. Ata u ndanë në 17 njësi, dhe brenda këtyre u nën-kategorizuan më vonë në 3 deri në5 ekipe. Përpara se të fillonte sulmi, komanda kryente rikonstruksionin e qytetit dhe rrugët hyrëse në këto qytete, pastaj e ndanin qytetin në 16 sektorë, një për secilën prej grupimeve të ndara. Secili rajon kishte emrin e tij të koduar. Gjatë betejës, kjo gjë i lejonte komandës qëndrore të forcave të përdorte kanale të hapura të komunikimit të cilat armiku nuk ishte në gjendje t’ikuptonte dhe të merrte masa për t’i ndaluar. Komanda Hizbullahut ndërmori drejtimin e tankeve të ushtrisë siriane dhe njësive të artilerisë brenda qyteteve.

Duke pasur parasysh se qytetet nddheshin në duart e islamikëve radikalë për më shumë se një vit dhe ishin tashmë të fortifikuara, gjithsesi u shënua një sukses i rëndsishëm me raportin e humbjeve 5 me1 në favor të Hizbullahut. Beteja tregoi se me organizimin e duhur, një qytet i fortifikuar mund të sulmohet në mënyrë efektive nga një forcë shumë më e vogël në numër.

Sa i përket drejtimit ushtarak të njësive të Hizbullahut në Siri nga Irani, duket që të jetë e vërtetë dhe e mundshme që Irani të mund t'i drejtojë njësitë e Hizbullahut deri në nivelin e batalionit (ndonjëherë deri në njësi) duke përdorur specialistë të Forcave të Kutsit të Mbrojtësve të Revolucionit. Nuk mund të përjashtohet edhe fakti se specialistët e Mbrojtësve të Revolucionit  të kenë bashkëvepruar meHizbullahun dhe forcat e vetë-mbrojtjes lokale si Hizbullahun e Kataibit dhe Asaib Ehl el-Hakut. Njësitë më të vogla se një batalion nuk garantojnë ofrimin e specialistëve. Ekziston nevoja për një numër të madh të kuadrove të trajnuara dhe të aftë për të komanduar dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme. Një nga faktorët që ndikojnë në bashkëpunimin në këtë rast është barriera gjuhësore - arabishtja në Liban ndërkohë që në Iran flitet persisht. 

Hizbullahu është shndërruar në një ndër faktorët më të rëndësishëm që sollën ndryshimin e rrjedhës së luftës në Siri, pasi trupat e tij ishin në gjendje të luftonin brenda nëpër qytete. Ushtria siriane, në vitet 2011-12 u organizua kryesisht përgjatë linjave që ishte organizuar në vitet 1970-80 për të luftuar betejat e armëve të kombinuara kundër Izraelit. Realitete të reja kanë treguar se kjo ushtri nuk ishte në gjendje të luftonte në formën e njësive të vogla në qytete. Për më tepër, ushtria siriane kishte një kohë të gjatë qënuk kishte luftuar në terren. Operacionet e saj të fundit më të rëndësishme janë zhvilluar për herë të fundit në vitin 1982. Prandaj nuk kishte komandantë me përvojë të luftës urbane. Hizbullahu, nga ana tjetër, ka luftuar vazhdimisht kundër Izraelit që nga momenti i krijimit të tij si lëvizje. Gjeneratat e komandantëve kanë zhvilluar aftësitë e tyre në vitet e përplasjeve dhe betejave me ushtrinë izraelite, duke shkaktuar kësaj të fundit humbje serioze gjatë luftës së vitit 2006. Izraeli u detyrua të tërhiqej nga jugu i Libanit, dhe reputacioni i Hizbullahut është rritur si kurrë më parë.

Komanda ushtarake e Izraelit ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me operacionet e Hizbullahut në Siri, duke qënë se tashmë krahut paramilitar do të jetë në gjendje të përdorë operacione sulmuese duke përdorur armë të rënda dhe një numër të madh raketash me rreze të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë.

Fakti që Hizbullahuka marrë një formë shumë të përafërt me një ushtri të rregullt është konfirmuar edhe nga rishqyrtimi i për qasjes së forcave izraelite në luftën kundër kësaj organizate. Së pari, ushtria izraelite është duke u përgatitur për luftimin e formacioneve më të mëdha, deri në një brigadë, detyra e së cilës do të ishte të pushtonte Izraelin dhe përfshirjen e fshatrave ose bazave ushtarake. Së dyti, po i kushton vëmendje të veçantë luftimit të tuneleve, duke përfshirë përgatitjen teknike dhe psikologjike të trupave të saj për të luftuar brenda në tunele.



Burimi : Medya Şafak