Delegacioni iranian mbajti 350 programe Kur’anore në Irak gjatë Arbainit

Publikuar në Nën. 18, 2017, 12:42 a.m.

Anëtarët e delegacionit Kur'anor iranian mbajtën rreth 350 seanca Kur'anore në qytete të ndryshme të Irakut gjatë vizitës të Arbainit të këtij viti.

Hassan Muhammedi, Sekretar i Këshillit Strategjik të Aktiviteteve Kur'anore  të Arbainin të Iranit, i tha Agjencisë së Lajmve se delegacioni i iranian i Kur'anit, i njohur si Konvoji Nur (Drita, përbëhej nga 70 këndues të Kur’anit dhe anëtarë të grupeve fetare këtë vit.

Vitin e kaluar, delegacioni kishte 40 anëtarë. Ka pasur një rritje prej 80 për qind të numrit  këtë vit, shtoi ai.

Muhammedi vuri në dukje se Konvoji organizoi rreth 350 programe Kur'anore për pelegrinët në qytetet Naxhaf, Qerbela, Samara, Kadhimain dhe në Moukebs.

Moukebs janë vende pushimi me objekte të posaçme dhe shërbime për pelegrinët e ngritur në rrugët që çojnë në Qerbela gjatë vizitës për Arbain.

Arbaini vjen 40 ditë pas Ashures,  përvjetorin e martirizimit të Imamit të tretë shiit, Imam Husejnit (a.s.).

Çdo vit, një numër i madh shiitish hyjnë në Qerbela, ku gjendet Xhamia e Shenjtë e Imam Husejnit (a.s.) për të kryer rite zie.

Në vitet e fundit, rreth 20 milionë pelegrinë nga e gjithë bota morën pjesë në ceremonitë e zisë në qytetet e shenjta të Irakut që shënuan Arbainin.

Arbaini këtë vit ra të enjten, më 9 nëntor 2017. 



Burimi : IQNA