Garat Kur’anore për gratë në Bagdad

Publikuar në Nën. 17, 2017, 8:14 a.m.

Një garë për mësimin e këndimin e Kur'anit për gratë është planifikuar të mbahet në kryeqytetin e Irakut, në  Bagdadit, muajin e ardhshëm.

Instituti Kur'anor al-Irakija  në bashkëpunim me Astanin (Kujdestarinë) e Xhamisë së Shenjt al-Kazimije do të organizojë  garat  me  titullin e al-Risala al-  Muhammadija (Misioni i Profetit Muhammed (a.s.), njoftoi agjencia e lajmeve Qafa.

Garat do të zhvillohen me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit Muhammed (a.s.), që i bie në fillim të dhjetorit.  

Pjesëmarrësit do të garojnë në mësimin përmendësh të xhyzit të parë dhe   pesë xhuzat (pjesët) e fundit të Kur’ anit të Shenjtë.

Vajzat dhe gratë e të gjitha moshave mund të marrin pjesë në këtë kategori.

Ekziston një tjetër kategori, përkatësisht e këndimit të Kur'anit, për vajzat dhe gratë e moshës 15 deri në 45 vjeç.

Regjistrimi për Garat e Kur’anit ka filluar dhe do të vazhdojë deri më 27 nëntor 2017.



Burimi : IQNA