Arbaini ritual madhështorë botëror me 17 milion pelegrin

Publikuar në Nën. 15, 2017, 5:11 a.m.

Miliona myslimanë marrin pjesë në pelegrinazhin më të madh në botë, përderisa ISIS-i është shpartalluar përfundimisht ! Arbaini është simboli i gjallë i arritjeve të mëdha irakiane që paraqet një zhvillim shumë të rëndësishëm në Lindjen e Mesme. 

Patrick Cockburn raporton për një moment me rëndësi historike - Fundin e projektit të ashtuquajtur 'Shteti Islamik'.

Miliona pelegrinë të veshur me rroba të zeza po marshojnë në qytetin e shenjtë në Qerbela për përkujtimin fetar të quajtur "Arbain", që është një tubim më i madh vjetorë në botë. 

Duke ecur në kolona të gjata për më se 50 milje, duke fjetur dhe duke ngrënë në tenda të ngritura nga mbështetësit nikoqirë pranë rrugës, ngjarja është bërë një shfaqje dërmuese e fuqishme e besimit dhe solidaritetit.

Arbaini përkon këtë vit me humbjen përfundimtare të ISIS-it, lëvizje që masakroi me dhjetëra mijëra musliman dhe që synonte të përmbysë qeverinë e mbizotëruar nga muslimanët Shiit në Bagdad. Gjithashtu, në këtë ditë të Arbainit Ushtria siriane njoftoi se ka kapur qytetin e fundit të mbajtur nga Isisi në Siri.

Arbaini është simboli i gjallë i arritjeve të mëdha irakiane që paraqet një zhvillim shumë të rëndësishëm në Lindjen e Mesme. 

Ztr.Karim, 48 vjeç, një udhëheqës fisnor nga qyteti Nexhef ka siguruar ushqim falas për pelegrinët, si kujtim ai rrëfen se si ai mori pjesë në një udhëtim të paligjshëm Arbaini në kohën e Saddam Husseinit :  "Na u desh të merrnim një rrugë përreth lumit [Eufrat] dhe të përpiqeshim të fshihemi, sepse nëse do na kapnin , do të na kishin futur në burgje dhe do të na kishin ekzekutuar".  

Arbaini ka përjetuar shumë dëshmor shehida musliman shiitë të kohëve të vonshme moderne, të vrarë nga Saddam Husseini, Al Kaida dhe Isis-i, por qëllimi i tij është të mbaj zi për martirizimin e Imam Husseinit, babait themelues të besimit Islam, i vrarë në betejën e Qerbelasë. 

Marshi udhëtues është një ritual në shenjtëroren e tij të artë të Qerbelas manifestohet si solidarizim me Imam Husejnin dhe shehidat e Qerbelas të cilët kishin marrë rrugën nga Medineja e deri në fushën e Qerbelasë. 

Qytetet dhe fshatrat e Irakut  pothuajse zbrazen të gjitha gjatë një periudhe 20-ditore, pasi që njerëzit e tyre e marrin rrugën në një marsh këmbësorësh masiv të organizuar dhe të mbrojtur mirë, që nuk mund të shihet askund tjetër në botë.  

Sipas evidentimeve statistikore gjatë ditëve të Arabainit Irakun e sidomos qytetin e Nejefit dhe Qerbelasë e frekuentojnë  15-17 milion vizitorë pelegrin nga e tërë bota. 

Mohammed al-Hilli, autori i një libri të titulluar "The Arbaeen Walk": thotë se "qyteti i Qerbelasë ka kapacitet të mbajë vetëm dy ose tre milionë njerëz në një kohë, por, meqë pelegrinët po vijnë dhe shkojnë për një kohë të gjatë, pjesëmarrja totale do të jetë shumë më e lartë. " Pelegrinët mbajnë flamuj të zi, të gjelbër, të kuq dhe të bardhë, me flamurin e zi simbolojnë mbajtjen e zisë për Imam Husein. Një numër i madh i tyre dekorojnë ndërtesa të përhershme dhe improvizojnë tenda të përkohshme të cilat përdoren për të falur namazin, prë të ngrënë dhe prë të fjetur përgjatë tre rrugëve kryesore që çojnë në Qerbala. Tani  pelegrinët janë me fat, tani ka për të gjithë  ushqim të bollshëm, oriz dhe mish e fasule pemë e pije të freskëta, ndërsa në kohën e Sadamit ishte rrezik të vizitosh Qebelanë por ama edhe nuk kish gjë tjetër veçse për të pirë ujë me baltë", kujton një pjesëmarrës i hershëm - por gjithçka tani është shumë e organizuar me furnizime të shumta ushqimore, klinika të vogla dhe madje dentistë e gjinekologe,  e më e mira e kësaj është se të gjithë kanë nderin të punojnë falas. 

Kujdesi ndaj pelegrinëve konsiderohet si detyrë obligim fetare. Vetëm tani ata kanë filluar të duken të rehatshëm në rolin e tyre të ri. Të gjitha fetë kanë martirët e tyre, por Iraku ka dëshmor të kohëve të vonshme dhe të së kaluarës së lavdishme ngase në Irak gjendet Xhamia madhështore e Imam Husjenit dhe shehidave të Qerbelas nga Familaj Profetike. 

Shtyllat e llambave përgjatë rrugës 45 kilometra Nexhef-Qerbela, kanë pamjet figurative të ndryshme të një ushtari ose civil të vrarë nga ISIS-i apo Al-Kaida. E njëjta gjë vlen edhe për rrugët e tjera të qytetit të shenjtë. Gjenerali i Përgjithshëm Qais Khalaf, guvernatori ushtarak i Qerbelasë, dhe Nexhefit thotë:  " Në këto zona, 18 muaj më parë ka pasur vetëm bomba vetëvrasëse, kur u vranë tre persona." Ai beson se ISIS nuk ka më as zonat bazë as edhe të vetmin ushtarë. 

Pelegrinët nga e gjithë bota shkojnë për Nexhef por iranianët janë më të shumtët në numër,  gjithashtu ka vizitorë nga Pakistani, India, Azerbajxhani, Libani dhe nga Evropa e Amerika si dhe vende ku ka pasues të Imam Husejnit  qofshin ata edhe me numër të vogël. 

Shumë nga pelegrinët janë adoleshentë ose në të njëzetat. I pyetur se çfarë do të thotë pelegrinazhi për të, një vizitor 19-vjeçar nga Londra tha: "Kjo vizitë vlen sa e gjithë jeta ime për mua. Kjo do të thotë një hap i vogël drejt xhenetit ".

Bota nuk ua kushtojnë vëmendjen këtyre ritualeve  por Iraku po formon të ardhmen e vendit dhe të fesë Islame në krye me Imam Husejnin. Gjithashtu,  Arbaini nuk është vetëm një tubim i madh i fitores së muslimanëve shiit kundër ISIS-it e Alkaidës dhe gjithë pushtetarëve tjerë në Irak, por ky Arabain mund të ndihet e thuhet se " Ka ardhur dita e së Drejtës dhe së Vërtetës" . 

Përgaditi: Redaksia VLERA