Kritikohet Pavarësia e Kosovës, procese separatiste në Evropë e Lindje të Mesme

Publikuar në Nën. 15, 2017, 5:06 a.m.

Analisti rus, Nikita Bondarjev, thotë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka nis procese separatiste në Evropë dhe Lindje të Mesme.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës nga ana e OKB-së dhe Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë ishte precedent i çuditshëm dhe i keq për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe në këtë kuptim rasti i Kosovës  ka nisur të gjitha këto procese separatiste në Evropë, dhe Lindjen e Mesme. Ishte një gabim i madh fatal, se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka ndodhur shpejt dhe nuk është llogaritur shumë mirë “, thotë Bondarev, transmeton lajmi.net.

Më pas ai ka folur edhe për zbehjen e dominimit të SHBA-së në botë dhe për ardhjen e një epoke të re në shekullin e 21.

“Bota në shekullin e 21 do të jetë shumëpolare, thotë Bondarev, por ende nuk mund të gjykojmë se cilat shtylla do të jenë më të rëndësishme. Ajo që është e sigurt  është se shekulli 21 do të jetë shekulli i Kinës”, ka thënë ai, shkruan sputnik.