Myftiu i Arabisë Saudite shpalli Hamasin organizatë terroriste

Publikuar në Nën. 15, 2017, 4:36 a.m.

Ministri izraelit dje përshëndeti deklaratën e myftiut saudit se lëvizja palestineze e rezistencës Hamasi është organizatë terroriste.

“E përgëzojmë Abdylaziz Ala Shejhun, kryemyftiun e Arabisë Saudite dhe kryetarin e ulemasë saudite për fetvan e shpallur të tij me të cilin e ndalon luftën kundër çifutëve dhe vrasjen e tyre”, ka shkruar ministri izraelit i komunikacionit në profilin e vet në Twitter.

Ministri ka përshëndetur deklaratat e myftiut me të cilin e ka shpall Hamasin si organizatë terroriste dhe më tutje shtoi:” I bëjë thirrje myftiut të respektuar saudit Abdylaziz Ala Shejhun që të vizitojë Izraelin në të cilin do të pritet me respekt të madh”.

Kohë më parë, myftiu saudit duke u përgjigjur në pyetjen e shtruar në programin televiziv se lufta kundër Izraelit jo e drejtë dhe se Hamasi është organizatë terroriste si përgjigje në pyetjen e shtruar  për ngjarjet e korrikut në Bregun perëndimor të okupuar me ç’rast Izraeli e ka mbyllur mesxhidin Al-Aksa në Jerusalem.

Izraeli në vitin 1967 ka okupuar Bregun Perëndimor duke përfshirë Jerusalemin lindor  gjatë luftës arabo-izraelite, ndërsa tërë qytetin e ka aneksuar në vitin 1980 duke theksuar se Jerusalemi është “ kryeqyteti i përhershëm dhe i pandarë”, i shtetit hebre, por këtë veprim të tij bashkësia ndërkombëtare kurrë nuk e ka pranuar.

E drejta ndërkombëtare  konsideron Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin lindor  territore të okupuara ndërsa të gjitha vendbanimet çifute ilegale.



Burimi : Islambosna