Irani po respekton marrëveshjen nukleare

Publikuar në Nën. 14, 2017, 2:38 a.m.

Irani nuk e ka pasuruar uraniumin gjer në shkallën e ndaluar e as që ka krijuar rezerva të palejuara, theksojnë inspektorët ndërkombëtar.

Irani me të vërtetë respekton obligimet e t’ia nga marrëveshja nukleare nga viti 2015 të nënshkruar me gjashtë fuqitë kryesore botërore, ka konkluduar Agjencioni ndërkombëtar për energjinë atomike(IAEA) në raportin e tyre tremujor.

Agjencioni i Kombeve të Bashkuara konfirmon se Teherani nuk e ka pasuruar uraniumin gjer në shkallën e ndaluar e as që ka krijuar rezerva të palejuara të uraniumin të dobët të pasuruar dhe ujit të rëndë.

Se Irani është duke plotësuar obligimet e t’ia sipas marrëveshjes nukleare me fuqitë botërore, para ca kohësh është prononcuar edhe drejtori gjeneral i IAEA-së Yukiyo Amano dhe ka porosit se inspektorët e Kombeve të Bashkuara nuk kanë kurrfarë probleme në kryerjen e detyrave verifikuese të tyre.

Ky konfirmim i pritur se Irani po respekton obligimet e veta po vjen një muaj pasi që presidenti amerikan Donald Trumpi ka deklaruar se nuk do të vërtetojë këtë marrëveshje, i cili sipas tij është vetëm”kufizim” kohor të shtyrjes së qasjes së Iranit ndaj armës atomike.

Kongresi amerikan gjatë javëve të ardhshme duhet të vendos për futjen e sanksioneve të shfuqizuara  Teheranit pasi që ka pranuar të kufizojë programin e vet nuklear, që do të thoshte përfundimin të marrëveshjes, të cilën e kanë dënuar shtetet tjera, nënshkruese të marrëveshjes, sikurse edhe Bashkimi Evropian.

Irani dhe 6 fuqitë botërore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania, kanë arritur marrëveshjen me 14 korrik 2015, me të cilin kufizohet programi nuklear iranian në këmbim të shfuqizimit të sanksioneve ndërkombëtare kundruall Iranit.



Burimi : Al Jazeera