Nasrullah: Sauditët i kanë kërkuar Izraelit të sulmojë Libanin

Publikuar në Nën. 14, 2017, 2:33 a.m.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut,Seid Hasan Nasrullah kabërë me dije Arabia Saudite i ka propozuar Izraelit me miliarda dollarë për të sulmuar Libanin

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Seid Hasan Nasrallah ka mbajtur një fjalim me rastin e cermonive të Erbainit dhe të ‘Ditës së Dëshmorve’ të Hizbullahut në të cilin është shprehur se kryeministri i Libanit që dha dorëheqjen, Saad Hariri po mbahet i arrestuar nga Arabia Saudite dhe se sauditët po mundohen të gjejnë një kryeminstër të ri për Libanin.

Në pjesën e fjalimit në të cilën Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Seid Hasan Nasrallah ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundme, ai është shprehur se forcat e Rezistencës Islamike e kanë spastruar Libanin nga grupimet terroriste krijuar nga Amerika dhe nga Arabia Saudite dhe se ka krijuar qëndrueshmëri kundër kërcënimeve të Izraelit.

Këto janë disa nga ato që Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Seid Hasan Nasrallah tha në pjesën e fjalimit në të cilën ka folur për zhvillimet më të fundme:

Nderi, krenaria dhe fuqia e Libanit që zotërojmë sot është prej ushtrisë libaneze, Rezistencës, personelit të sigurisë, pra në saj të mirësisë së  gjakut të derdhur nga gjithë dëshmorët e Libanit. Për këtë gjë, familjet e dëshmorëve duhet të ndihen krenarë.

Libani e ka kaluar këtë vit që po lemë pas në siguri dhe stabilitet

 

Që prej të shtunës së kaluar deri më tani Libani ka hyrë në një krizë të re politike. Zgjidhja e kësaj krize varet nga reagimi që do të japin libanezët dhe nga qëndrimi që ata do të mbajnë. Që tani ne kemi filluar të dëgjojmë kërcënime nga aty e këtu.

Gjatë gjithë vitit të kaluar Libani ka qënë në një situatë të qëndrueshme politike. Ne kemi zgjedhur një president të ri dhe kemi krijuar një qeveri. Edhe parlamenti ka filluar punimet e tij. Është krijuar një kod i ri zgjedhor dhe është votuar buxheti. Pa vitesh të tëra problematike, partitë libaneze kanë filluar dialogun mes tyre. Janë bërë bisedime dhe në këtë mënyrë ne arritëm të formonim siguri dhe stabilitet si asnjëherë tjetër më parë. Siç e kam thënë edhe më parë, siguria në Liban e kalonte edhe nivelin e sigurisë në Amerikë.

Hariri mbahet i burgosur nga Arabia Saudite

Saad Hariri gjendet i ndaluar në Arabinë Saudite dhe atij nuk i jepet leje që të kthehet në Liban.

Janë bërë punime të mëdha që ta largojnë Saad Haririn nga kryeministria dhe lidershipi i partisë el-Mustakbel në mënyrë që në krye të partisë të mos vihet një lider i ri pa marrë miratimin e sauditëve.

Edhe ne, me të njëjtin zë të përbashkët me partinë el-Mustakbel bëjmë thirrje që Saad Hariri të kthehet në Liban.

Sauditët i kanë kërkuar Izraelit që të sulmojë Libani

Nuk po e them këtë si një koment, po e përcjell si një informacion që unë e di, Arabia saudite i ka kërkuar Izraelit që të sulmojë Libanin, sauditët janë të gatshëm t’i paguajnë Izraelit miliarda dollarë për ta bërë këtë gjë. Ndërkohë, regjimi sionist është duke bërë vlerësimin e këtij propozimi.

Ata besojnë se mund të vendosin vetë për kryeministrin e ardhshëm të Libanit. Edhe në raste të mëparshme kanë krijuar tensione duke i vënë libanezët kundër njëri-tjetrit; megjithatë kur e panë që nuk kishin sukses, për të krijuar tension i kërkuan vendeve të tjera të rajonit që t’i bënin thirrje qytetarëve të tyre që të largoheshin nga Libanit.

Duket haptazi se sauditët i kanë shpallur luftë Libanit. Është i njohur fakti se sauditët dhe Hizbullahu kanë probleme me njëri-tjetrin. Pra, a janë këto kërcënime kundrejt Hizbullahut apo janë kundrejt Libanit?

Libanezët duhet të marrin mësim nga ato që po ndodhin në rajon. Princat arabë në Umman kanë drejtuar konfliktet në Siri dhe e shkatërruan Sirinë. Po tani, ku janë këta princa?

Ofendimi ndajSaad Haririt është një ofendim për gjithë Libanin

Ne, bashkë me gjithë popullin libanez, përfshirë edhe partinë el-Mustakbel theksojmë faktin se është e nevojshme që Saad Hariri të kthehet në shtetin e tij. Nëse ai ka dhënë dorëheqjen, duhet ta ketë të mundur të kthehet në Liban dhe duhet të thotë atë që mendon.

Çdo lëvizje të bërë kundrejt kryeministrit tonë ne e shohim si një lëvizje e bërë kundrejt shtetit të Libanit. Pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë...

Ne e dënojmë ndërhyrjen e Arabisë Saudite në punët e brendshme të Libanit dhe përçudnimin që i është bërë Saad Haririt që nga momenti që ka zbritur në aeroportin saudit.

Qeveria e Libanit është në krye të detyrës dhe është zgjedhur në përputhshmëri me kushtetutën e vendit, nuk është një qeveri që ka dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja e Haririt nuk është një dorëheqje e bërë sipas rregulloreve; sepse është një dorëheqje e dhënë nën presionin e Arabisë Saudite.

Të gjithë libanezët, arabët dhe njerëzit e lirë duhet ta dënojnë faktin që sauditët kanë ndaluar Haririn dhe nuk duhet të qëndrojnë të heshtur ndaj një gjëje të këtillë.

Nuk e keni kapacitetin të luftoni kundër Hizbullahut

Lufta që sauditët i kanë shpallur Hizbullahut është në luftë që ata i kanë hyrë me sy mbyllur. Ata që e kanë nxitur këtë luftë dhe që po e drejtojnë nuk kanë as formimin as përvojën e nevojshme në këto çështje.

Ne si popull libanez aktualisht gjendemi përballë një ofendimi, keqbërjeje dhe një rreziku të hapur. Ne duhet të tregojmë lidhjen që kemi me shtetin tonë, duhet të sillemi me përgjegjshëmri dhe duhet të mbrojmë njëri-tjetrin duke pasur parasysh pikat delikate të gjithësecilit.

Më lejoni të qëndroj edhe në çështjen e atantatit që ka pretenduar El-Arabia se është bërë kundrejt Saad Haririt dhe që është përgjënjeshtrur më pas nga autoritetet e sigurisë së Libanit.

Ky lajm ishte një lajm saudit, edhe deklarata vijuese ishte shkruar nga sauditët. Ky ka qënë një 

lajm i rremë. Të flasësh për sistemet parazite në aeroport dhe fakti që El-Arabia insiston në çështjen e atentatit janë dy gjëra që duhen marrë parasysh duke qënë se përbëjnë rrezik. Duhet të jemi të kujdesshëm në atë që po përgatisin sauditët.

‘Po i paralajmëroj sionistët’

Pavarësisht se izraelitët janë në pozicion mbrojtës edhe ne duhet të jemi të kujdesshëm kudrejt rrezikut izraelit. Izraelitët kanë filluar të pyesin se në interes të kujt do të ishte një luftë kundër Hizbullahut.

Po e paralajmëroj regjimin sionist që të mos e nxisë më tej këtë situatë.

Izraelitët mund të ndjekin një rrugë tjetër duke u thënë abasadorëve të tyre që të shprehen se në luftën e sauditëve kundër Hizbullahut, Izraeli do të mbështesë sauditët. Ose duke krijuar një grup terrorist mund ta përdorin këtë grup për të arritur qëllimet e sauditëve.

Pavarësisht se duket si një mundësi e largët që në kushtet aktuale izraelitët të fillojnë një luftë kundër nesh, në çështjen izraelite duhet të tregohemi të kujdesshëm. Sepse tashmë Izraeli mendon se ka lindur një mundësi që ta shkatërrojë Hizbullahun pa qënë e nevojshme që të hyjë vetë në luftë dhe të vuajë pasojat e një lufte.

Ëndrrat e sauditëve për Irakun dhe Sirinë u shuan

Ne mund ta kuptojmë sepse sauditët janë të mbushur me mllef kundrejt Iranit; mllefi i tyre është aq i madh sa përfshin edhe Hizbullahun; megjithatë nuk arrimë të kuptojmë sjelljet e tyre përçudunuese.

Ëndrrat që kishin thurur sauditët për Sirinë u shuan. Sot ISIS-i u shkatërrua edhe në el-Bukemal.

Po kështu edhe në Irak... Të gjithë e dimë shumë mirë se cilët persona ka futur në Irak për ta mundur atë nëpërmjet ISIS-it. Po kështu të gjithë e dimë shumë mirë se ata e mbështetën Kurdistanin që të ndaheshin; megjithatë dështuan, po kështu dështuan edhe në luftën e Jemenit.

Është një ofendim për jemenasit të thuash se Hizbullahu ka hedhur raketa nga Jemeni për tek Arabia Saudite. Ata kanë një sistem të vetin të një kapaciteti shumë të lartë raketor. Askush nuk pati besuar në fillim kur u thamë se husitë kanë krijuar avionë pa pilotë të cilat i kanë përdorur 

në luftë. Megjithatë tashmë duhet besuar. Sauditët i patën përçmuar jemenasit dhe kjo është arsyeja pse ata e humbën luftën.

Ata po mundohen ta fshehin humbjen e tyre në Jemen duke gjetur si justifikim Iranin dhe Hizbullahun.

Armiqtë e tyre nuk do të dalin kundër Hizbullahut; atyre ua patën dekaratën e presidentit të Iranit në mënyrë të gabuar. Irani ka ndikueshmëri në Liban; megjithatëata nuk ndërhyjnë në Liban ashtu si ndërhynë sauditët. Ndikueshmëria e Iranit në Liban është e ndryshme nga ajo e Arabisë Saudite; Irani nuk ndërhyn në punët e brendshme të Libanit; ndërkohë që sauditët ndërhyjnë.

Këshilla ime është që të heqin dorë nga kjo gjë. Qëndrimi ynë në lidhje me Jemenin nuk ka për të ndryshuar. Sepse qëndrii ynë në çështjen e Jemenit është njerëzor dhe i moralshëm dhe është një qëndrim prej arabi që qëndron larg interesave politikë.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Seid Hasan Nasrullah në fund të fjalimit të tij ka folur edhe në lidhje me deklaratën e Ministrit të Punëve të Jashtme saudit, Adil Xhubejrin ku është shprehur se ‘duhet ta shpëtojmë Libanin nga Hizbullahu’ për të cilën i është përgjigjur nëse “do e shpëtoni Libanin duke ofenduar kryeministrin dhe popullin libanez? A është rruga për të shpëtuar Libanin duke krijuar rmiqësi mes Shiive dhe sunnive dhe duke krijuar shpifje?”

Së fundmi, Nasrullah e ftoi popullin libanez për bashkim dhe unitet dhe u shpreh se “Sot të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm për dhe të mbrojmë sigurinë tonë, stabilitetin tonë dhe unitetin tonë. Nuk kemi pse të friksohemi sepse me unitet dhe bashkëpunim mund të përballojmë çdo vështirësi.”



Burimi : Yakın Doğu Haber