Teherani do të organizoi Ekspozitën e 11-të Ndërkombëtare të Mediave Dixhitale

Publikuar në Nën. 14, 2017, 2:27 a.m.

Ekspozita e 11-të Ndërkombëtare e Medias Dixhitale do të hapet në një ceremoni të shtunën me ministrat e kulturës dhe drejtimin Islamik, komunikimet dhe teknologjinë informative.

Këshilltar i kulturës dhe ministri i udhëzimit Islam, Sejjid Murteza Mousavian, tha të premten se Ministri i Kulturës Sejjid Abbas Salehi dhe Ministri i Komunikacionit dhe Teknologjisë Informative Muhammed  Xhevad Azari-Xhahrumi do të udhëheqin  ceremoninë e hapjes të shtunën.

Ai tha se tri arritje të mëdha vendore në fushën e medias digjitale do të ekspozohen në ceremoni.

Njohja e mëtejshme me zhvillimet më të fundit në fushën e medias digjitale është një nga objektivat kryesore të ekspozitës, tha Musavi.

Mbajtja e mbi 120 punëtorive të specializuara dhe takimeve mbi hapësirën kibernetike dhe mediat digjitale janë në mesin e seksioneve anësore të ekspozitës, tha ai.

Ekspozita e 11-të Ndërkombëtare e Medias digjitale do të hapet në Mesxhidin e ‘Imam Humejnit’  të shtunën dhe do të përfundojë më 18 nëntor 2017.



Burimi : IRNA