Lista Serbe pengesë për Kosovën që të krijojë Forcë të Armatosur

Publikuar në Nën. 13, 2017, 1:15 a.m.

Shndërrimi i Forcës së Sigurisë në Forcë të Armatosur vazhdon të mbetet ende temë sa e nxehtë aq edhe e paprekshme, kjo për një faktor të vetëm Lista Serbe.

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se nuk ka formim të Ushtrisë pa pëlqimin e Listës Serbe.

Madje ai shtoi se përderisa kjo parti është e ndikuar kryekëput nga Beogradi, nuk duhet të pritet që të ndryshojnë mendim për këtë çështje.

“Përderisa Kosova duhet t’i nënshtrohet vullnetit të Listës Serbe dhe deputetëve të saj nuk do të ketë ushtri”, ka thënë Selimi.

Analisti Haki Abazi po e vlerëson si gabim të madh të institucioneve të mëhershme të cilët me marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel i kanë dhënë rol shumë të madh kësaj partie në temat kyçe për zhvillimin e vendit.

Transformimi i Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura ishte premtuar vite më parë nga shumë Qeveri.