Ajetullah Hamenei e përshkruan vizitën e Arbainit si simbol madhështor të dashurisë për Imamët

Publikuar në Nën. 13, 2017, 1:15 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei përshëndeti entuziazmin në rritje për përkujtimin e Arbainit, duke e përshkruar pelegrinazhin  si madhështor në Xhaminë e Shenjtë të Imam Hussejnit (a.s.) në Qerbela,  për të shënuar Arbainin si një ngjarje madhore e dhuruar nga Allahu i Plotfuqishëm.

Në komentet në fillim të një kursi fetar në Teheran të hënën, Ajetullah  Hamenei përshëndeti pelegrinazhin në Qerbela për përkujtim të Arbainit, 40-të ditë pas përvjetorit të martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) si simboli i të gjithë njerëzve.

"Falënderoj Allahun, miliona njerëz tanë, irakianët dhe të tjerët që marrin këtë rrugë," tha Imam Hamenei, duke e përshkruar lëvizjen e madhe si një "simbol madhështor" të dashurisë për imamët shiitë.

Pelegrinazhi i Arbainit është ndër ngjarjet "shumë të shquara" të dhuruara nga Allahu, shtoi Udhëheqësi.

Çdo vit, një turmë e madhe muslimanë shiitë ndjekin përkujtimin fetar të Arbainit.

Vitin e kaluar, rreth 20 milionë pelegrinë nga e gjithë bota u mblodhën në Qerbela në Arbain.



Burimi : Tasnim News Agency