15 vende marrin pjesë në ekspozitën e Arbainit në Irak

Publikuar në Nën. 12, 2017, 6:07 a.m.

Edicioni i Pestë i Ekspozitës së Lëvizjes Hussejni (a.s.) është duke u zhvilluar në rrugën ndërmjet qyteteve të shenjta të Naxhafit dhe Qerbelas në Irak.

Sipas agjencisë së lajmeve Ain Iraq, ajo përmban vepra artistike nga artistë nga 15-të shtete.

Ekspozita është organizuar nga Qendra e Arteve Ibda me titullin "Ibda Ala Tarq al-Hussein (AS)" (Një risi në Rrugën e Imam Hussejnit (a.s.).

Sarmad Naimi,  drejtor i qendrës, tha se qëllimi i ekspozitës është qartësimi i lëvizjes së Imam Husseinit (a.s.) përmes  mediumit të artit.

Ai tha se veprat e artit në fusha të tilla si kaligrafi, skulpturë, fotografi, dizajn grafik dhe pikturë janë vënë në shfaqje në ekspozitë.

Ai shtoi se veprat janë nga artistë nga vende si Iraku, Algjeria, Libani, Pakistani, Britania, Rusia, Kuvajti, Bahreini, India dhe Arabia Saudite.

Rruga midis Naxhafit dhe Qerbelas ka qenë skena e një prej ritualeve më të mëdha fetare në botë.

Gjatë ditëve që çojnë në Arbain, miliona vizitor nga Iraku dhe vende të tjera shkojnë nga Naxhafi në Qebela në këmbë.

Arbaini këtë vit i bie të enjten, më 9 nëntor 2017. 

Arbaini është 40 ditë pas Ashures, përvjetorit të martirizimit të Imamit të tretë shiit, Imam Husejnit (a.s.).

Çdo vit, një numër i madh muslimanë shiitë hyjnë në Qerbela, ku gjendet Xhamia e Imam Husejnit (a.s.) për të kryer rite zie. Shumë prej tyre gjithashtu vizitojnë  Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut (a.s.)  në Naxhaf.

Në vitet e fundit, rreth 20 milionë vizitorë nga e gjithë bota morën pjesë në ceremonitë e zisë në qytetet e shenjta të Irakut që shënuan Arbainin.



Burimi : IQNA