Dorëheqja e kryeministrit libanez jolegale

Publikuar në Nën. 12, 2017, 6:08 a.m.

Lideri i lëvizjes libaneze të Hezbollahut ka deklaruar se kryeministri i Libanit aktualisht është arrestuar në Arabinë Saudite dhe dorëheqja e tij e imponuar është jolegale pasi që është pasojë e presionit saudit. Duke folur në Bejrut Hasan Nasrallahu ka thënë se është i sigurt se Saad Hariri ishte i shtrënguar të jep dorëheqje dhe se kjo është politika e Arabisë Saudite për të shkaktuar tensionet sektare në Liban. Saad Hariri ka kumtuar se po jep dorëheqje gjatë javës së kaluar gjatë prononcimit televiziv nga Arabia Saudite, dhe akoma nuk është kthyer në Liban.

Nasrallahu ka cek se zyrtarët saudit nuk po lejojnë Haririt që të kthehet në Liban dhe për këtë shkak neve”konsiderojmë dorëheqjen e Haririt si jolegale”. “E shpallim publikisht se kryeministri libanez nuk ka dhënë dorëheqje”, shtoi ai dhe se në Liban”ka qenë stabiliteti i duhur gjatë viteve të kaluara”. Ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump me siguri ka ditur për planet që Hariri të detyrohej të jep dorëheqje. Zyrtarët amerikan refuzojnë të komentojnë statusin e Haririt. Heather Nauert, zëdhënësja e State Departamentit ka thënë se Chris Henzel, i ngarkuari me punë në Riad është takuar me Saad Haririn të mërkurën, por nuk ka komentuar ku është mbajtur takimi pa dhënë më shumë detaje.

“Bisedimet ishin të ndjeshme, private dhe diplomatike. Të gjithë e kemi parë. Në rast se flitet për atë se a është arrestuar, dua t’ju dërgoj në zyrtarët saudit dhe në kabinetin e kryeministrit libanez” ka cek ajo. Nauert ka shtuar se dorëheqja e Saad Haririt është”çështje e brendshme libaneze të cilin nuk duam të komentojmë”.

Ambasadori rus në Liban Aleksandar Zaspikin të enjten ka kërcënuar se do të çojë përpara rastin e Haririt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në rast se”dykuptimësia” vazhdon.”Çështja e kthimit të Haririt në vend është çështje e drejtës sovrane të Libanit”, ka cek ai në intervistën e dhënë për kanalin televiziv LBC. Zyrtarët libanez kanë cekur se Hariri me siguri është në arrest shtëpiak apo në arrest të përkohshëm në Riad.

Jean-Yves Le Drian, ministri francez i punëve të jashtme ka thënë për radiostacionin Evropa-1, se Hariri”siç jemi në dijeni” zyrtarët saudit janë duke e mbajtur në arrest. Saad  Hariri është i lirë të lëvizë ka shtuar ai dhe se shtoi se Hariri duhet vet” të sjell i lirë vendimin”.



Burimi : Al Jazeera