Autoritetet boshnjake e ekstraduan kosovarin në SHBA psi ishte pjestarë i ISIS-it.

Publikuar në Nën. 11, 2017, 6:23 a.m.

Mirsad Kandiq i lindur në Kosovë, është njëri nga përsonat më të kërkuar të Shtetit Islamik, ai u ekstradua sot nga Bosnja dhe Hercegovina në Shtetet e Bashkuara për t’u përballur me akuzat për terrorizëm.

Autoritetet boshnjake e ekstraduan Mirsad Kandiq në SHBA të martën pasi ai kishte qenë në listën e kërkuar të Uashingtonit për tre vjet, për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me organizatat terroriste.

Kosovari u dëbua me një aeroplan të posaçëm të dërguar nga qeveria amerikane.

Një urdhër i Kuq i Interpolit për arrestimin e Kandiq u lëshua në vitin 2016, edhe pse gjyqësori amerikan e ka kërkuar atë që nga viti 2014 për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me organizata terroriste.

Ai dyshohet se ka ndihmuar një 18 vjeçar australian, Jake Bilardi, i cili u bë i njohur si Abu Abdullah al-Australi, për të arritur territorin e kontrolluar nga ISIS.

Australiani vdiq në mars të vitit 2015 në një sulm vetëvrasës me bombë në Ramada në Irak
Vendimi i gjykatës shtetërore të Bosnjës që miratoi ekstradimin e Kandiç në SHBA tha se akuzohet për mbështetje të, të rinjve për ti futur në organizatën e ISIS, në periudhën nga gushti 2014 deri në mars 2015.