Presidenti sirian tha se trupat siriane nuk do të tërhiqen deri në çlirimin e plotë të vendit

Publikuar në Nën. 11, 2017, 6:19 a.m.

Siç njofton agjencia e lajmeve TASS, Presidenti sirian Bashar Asad u takua me pjesëmarrësit në “Konferencën e Nacionalistëve Arabë” në Damask, kryeqytetin sirian, duke shtuar se ushtria siriane po vazhdon të çlirojë zonat e ndryshme nga okupimi i terroristëve, por ushtarët sirianë do të kenë një betejë të ashpër kundër terroristëve në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë. Asad shtoi: “Forcat siriane në krahinën e Idlibit do të detyrohen të përballen me forcat turke dhe grupet e armatosura të lidhura me Frontin al-Nusra”. “Nga këndvështrimi i  Damaskut, çdo prani e huaj ushtarake që nuk është miratuar nga qeveria siriane konsiderohet përpjekje për të pushtuar Sirinë”, shtoi presidenti sirian.