Ebu Merzuk: Hamasi dhe Hizbullahu në të njejtin front

Publikuar në Nën. 10, 2017, 4:47 a.m.

Lideri i Hamasit, Musa Ebu Merzuk deklaroi se nuk do t’i ndërpret asnjërë marrëdhëniet me Hizbullahun.

Musa Ebu Merzuk tha për agjensin e lajmeve Shehab, se Hamasi do të merr pjesë në të njejtin front me Hizbullahun kundër sionistëve.

Duke iu referuar takimit të Zëvendës Kryetarit të Byros Politike të Hamasit, Salih el-Aruri me Sekretarin e Përgjithshëm të Hizbullahut, Seyyid Hasan Nasrallah, Musa Ebu Merzuk tha: ‘Marrëdhëniet tona me Hizbullahun nuk janë ndërprerë asnjëherë. Ishim gjithmonë në  kontakt. Por preferonim t’i mbanim këto marrëdhënie larg shtypit.’

Musa Ebu Merzuk fjalët e tij i vazhdoi kështu: ’Ne jemi në të njejtin front me Hizbullahun kundër regjimit pushtues Izraelit. Qëndrimet tona në lidhje me çështjen palestineze janë të koordinuara. Mund të kemi mosmarrëveshje në disa çështje por ne do të vazhdojmë marrëveshjet me forcat e rezistencës që mbështesin Palestinën.’

Duke i’u referuar konsensusit kombëtar palestinez, Musa Abu Merzuk tha: ‘Ne hodhëm një hap të madh drejt pajtimit. Tani shpresojmë se al-Fatah i kupton nevojat e popullit dhe ndërmerr një hap drejt pajtimit. Dokumenti që e nënshkruam në Kajro (marrëveshje pajtimi e nënshkruar midis Hamasit dhe al-Fatahut) është rezultat i negociatave të gjata ndërmjet dy palëve. Këtë nuk mund ta prishim as ne as dikush tjetër.’



Burimi : Yakın Doğu Haber