McCain: Së shpejti do të shohim sesi gjithë ndikueshmëria e Amerikës në Lindjen e Mesme do të zhduket

Publikuar në Nën. 10, 2017, 4:33 a.m.

Ashtu si në gjithë botën, Amerika po humbet ndikueshmërinë edhe në rajonin tonë. Ky është një qëndrim që e kanë mbajtur tashmë shumë palë të pavarura por edhe të varura dhe madje ka filluar të shprehet edhe nga politikanë të Washingtonit që kanë një ndikueshmëri të madhe në rendin dhe opinionin publik. Ata janë të shqetësuar se nëse nuk do të marrë masat e duhura, shumë shpejt Amerika do ta humbë ndikueshmërinë në rajon.

Fakti që shumë analistë, specialistë të anshëm dhe të pavarur apo edhe politikanë të mendojnë dhe shprehen se Amerika është duke humbur me shpejtësi ndikueshmërinë e saj.

Fuqia e Amerikës është duke marrë fund

Në një deklaratë që ka bërë disa kohë më parë, Kryekomandanti i Republikës  Islamike Iraniane dhe Kryekëshillëtari i Ajetullah Hameneit, kryegjenerali Seid Jahja Rahim Safevi është shprehur se sipas analizave dhe kërkimeve të detajuara fuqia e SHBA-së është duke u dobësuar dhe fuqia është duke rrëshqitur nga Perëndimi në Lindje.

Kryegjenerali Rahim Safevi është shprehur gjithashtu se pavarësisht se SHBA-ja pretendon se është një superfuqi, analizat e bëra tregojnë se fuqia e saj është duke u shkatërruar.

Mund të mendohet se duke përdorur shprehje të këtilla, në të nëjtën kohë paraqiten edhe shpresat që ndihen për të arritur në këtë pikë. Megjithatë, duke marrë parasysh që vetë senatori Jhon McCain, që formëson politikën shtypëse dhe ka një afërsi të konsiderueshme me ‘rendin institucional’ është shprehur “mund të shohim se në të ardhmen ndikueshmëria amerikane do të dëbohet nga Lindja e Mesme” është një ngjarje që nevojitet të analizohet me kujdes.

Tashmë për Amerikën loja ka mbaruar

Në fakt, senatori Jhon McCain nuk është i vetëm në këtë pikëpamje, edhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë bërë deklarata të ngjashme. Në qershor të vitit 2017, ambasadori i fundit i SHBA-së në Siri, Robert Ford ka bërë deklarata të ndryshme që bien ndesh me njëra-tjetrën në lidhje me çështjet e SIrisë për gazetën saudite Shark-ul Avsat dhe është shprehur se loja për Amerikën ka mbaruar. Deklaratat e ndryshme të publikuara në gazetën në fjalë janë vërtetë interesante:

Ford, i cili është shprehur se Presidenti i Amerikës, Donald Trump po përpiqet të dëmtojë ndikueshmërinë e Iranit i është përgjigjur kështu pyetjes “Cili është qëllimi i fundëm i Trumpit?

Ai (Trumpi) dëshiron të dobësojë ndikueshmërinë e Iranit. Këtë gjë e kam dëgjuar nga një ndër këshilltarët e tij disa javë më parë. Tashmë është shumë vonë. Obama nuk i la administratës së Trumpit trashëgiminë e nevojshme për ta arritur këtë objektivë.” 

Ish-administratori amerikan Ford e kishte deklaruar më parë se kurdët do ta paguanin shtrenjtë që i besuan Amerikës

Në këtë intervistë të realizuar me Robert Ford për gzetën Shark-ull Avsat gjendet edhe një deklaratë tjetër që tërheq vëmendjen për shkak të analizës paraprake shumë të rëndësishme që kishin hedhur dritë mbi rezultatin që do të sillte më pas politika për referandum e Udhëheqjes së Kurdistanit Rajonal të Irakut:

Ford, i cili ka folur edhe për situatën e grupeve kurde të Sirisë ka theksuar se SHBA-ja vetëm sa po i përdor kurdët për qëllime strategjike të përkohshme duke u shprehur se “Kurdët do ta paguajnë shtrenjtë që i kanë besuar Washingtonit. Ushtria amerikane nuk do i ndihmojë ata kundër Turqisë, Iranit dhe Sirisë. Ajo që ne po bëjmë me kurdët nuk është vetëm një gafë politike, por në të njëjtën kohë është edhe një gabim i pamoralshëm.

...

“Kurdët u përdorën nga SHBA-ja vetëm për të çliruar Rakkan nga ISIS-i”

...

“SHBA-ja i ka përdorur për vite të tëra kurdët gjatë periudhës së Saddamit. A mendoni se SHBA-ja do të sillet me PYD-në dhe YPG-në ndryshe nga se është sjellë Henry Kissinger me kurdët e Irakut? Këtë gjë mua ma kanë treguar zyrtarë amerikanë.

Në të ardhmen, SHBA-ja nuk do ta mbështesë rajonin kurd në Siri për të shpallur pavarësinë.

Ajo që po shihet tashmë është se Amerika është duke humbur gjak. Shihet si një mundësi e afërme tani që Amerika që është duke humbur gjak dhe që nuk po mund ta ruajë fuqinë e saj fillimisht do të dëbohet nga Azia Perëndimore dhe më pa do të humbë ndikueshmërinë në gjithë botën për të mbetur e izoluar, gjë e cila me shumë mundësi do t’i shkaktojë një rënie të menjëhershme.

Ndërkohë që tashmë panorama po bëhet gjithnjë e më e qartë është mëse normale që të pritet që të gjithë palët që po vazhdojnë të përdorin Amerikën për të arritur qëllimet e tyre në rajon do të ta mbyllin me humbje. Ku përballemi me nnjë përfundim të këtillë nuk është më e nevojshme që të kërkojmë për dimensione të tjera të ngjarjeve.

Shkrimi nën firmën e Keith Jones i publikuar në WSWS me titullin Sulmi kundër Irakut po nxit Udhëheqjen e Kurdistanit Rajonal, që flet edhe për procesin e referandumit parë në këtë këndvështrim në KBY i dhe historinë që tregon për rolin e vërtetë që ka luajtur Amerika duke e përshkruar atë si protagoniste i ka kushtuar një pjesë dhe shqetësimeve të Jhon McCain në lidhje me vazhdimësinë e sundimit të Amerikës në rajon dhe të ardhmes së Izraelit:

Është e vërtetë që Washingtoni për një kohë të gjatë ka përdorur mjete të ndryshme për të kontrolluar vendin që kryen ekportin më të madh të naftës në gjithë botën, ndër këto mjete është edhe KBY. Megjithatë, duke qënë se nuk i shokonte përshtat me planet e tjera e ka kundërshtuar pavarësinë e Erbilit. Pikërisht kur Washingtoni ka ndërhyrë në mënyrë më agresive në Siri dhe po mundohet të hedhë baltë mbi marrëveshjen bërthamore e Iranin dhe po përgatitet që të shtojë dhe zgjerojë presionin ushtarako-strategjik të Iranit, KBY-ja i ka shtyrë Bagdatin dhe Ankaranë që t’i lidhin edhe më tej marrëdhëniet me Teheranin.

...

KYB-ja duke vënë në zbatim një plan që e kishte deklaruar që në qershor, më 25 shtator ka organizuar referandumin e pavarësisë. Erbili, veçanërisht me një lëvizje nxitëse e ka mbështetur këtë referandum mbi pushtimin e SHBA-së dhe e ka zgjeruar atë edhe përtej kufinjve etnik dhe fetar që bie edhe në kundërshtim me kushtetutën duke marrë zonat e diskutueshme.

Megjithatë, pavarësisht qëndrimit të hapur dhe të qartë të qeverisjes së Kurdistanit Rajonal në lidhjen me referandumin, ajo mori përsipër një risk të madhe me shpresën se Ëashingtoni do tashtynte Bagdatin që të fillonte bisedimet dhe se NATO do të përdorte partneritetin e aj me Turqinë për të ndihmuar Erbilin të ngrihej. Që prej shatëdhjetë viteve, që kur u krijua Partia Demokratike e Kurdistanit, familja Barzani që e ka udhëhequr atë ka shijuar përfitimet nga marrëdhënia me Ëshingtonin dhe Izraelin. Për më tepër, ndërkohë që peshmerget krijonin marrëdhënie gjithnjë e më të afërta në luftën kundër ISIS-it (që u ngritën në qiell për kontributin nga Ëashingtoni dhe mediat amerikane), në mesin e shumë krimeve më të mëdha që ushtria e SHBA-së ka kryer kanë mbuluar edhe pastrimin etnik të bërë aty.

Sulmi i Irakut kundër nismës së KBY-së për të shpallur pavarësinë ka përfshirë automatikishht edhe KDP-në dhe të gjithë palëve të tjera kurde.

Ditën e djelë, udhëheqësi prej një kohe të gjatë tashmë i KDP-së, Mesut Barzani pasi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij i tejzgjatur në mënyrë të jashtëzakonshme për vite tashmë dhe që normalisht zgjidhet nga parlamenti i KBY-së në afate katër vjeçare dhe vetëm me një të drejtë rizgjedhjeje e ka bërë me dije këtë dorëheqje gjatë një shfaqje emocionale të tij politike.

Barzani është shprehur se “Peshmerge dhe i gjithë populli i Kurdistanit janë goditur me një thikë të hemuar pas shpine.” Ai ka deklaruar se votat e referandumit të pavarësisë “nuk do të mund të asgjësohen kurrë”.

Barzani, i cili është ankuar për faktin se ndërkombëtarët nuk e mbështeten në coptimin etnik të Irakut është shprehur se “Bota ka vërtetuar edhe njëherë se populli i Kurdistanit nuk ka mik tjetër veç vetes dhe maleve.” Më pas ai k rreshutar një listë të personave që i ka kritikuar se kanë qënë gjithnjë haptazi kundër pavarësisë së Kurdistanit, të cilët përbëjnë më së shumti kundërshtarët e tij politikë. 

Veçanërisht të ashpra ishin akuzat e Barzanit kundrejt Washingtonit. Ai është shprehur se “Populli ynë duhet të ngre pyetjen nëse SHBA-ja ka qënë në dijeni të sulmit të Irakut dhe nëse po duhet të kërkojë llogari se pse nuk u parandalua ky sulm.” Kryetari i KBY-së që e ka lënë tashmë detyrën edhe ndërkohë që e ka akuzuar SHBA-në se ka tradhtuar popullin kurd, duke dënuar bashkëpunimin e milicive shiite të mbështetura nga Irani me ushtrinë irakiene ka lënë të kuptohet se KBY-ja dhe peshmerget do të japin me kënaqësi mbështetjen e tyre për SHBA-në për të marrë masa kundër Iranit. Barzani u shpreh se “Jemi tërësisht të habitur me sulmin e personave që gjenden në listën amerikane të terroristëve dhe e disa njerëzve që përdorin armë amerikane.”

Barzani ka akuzuar forcat e lidhura me partinë e dytë më të madhe kurde në KBY, Bashkimin e Nacionalistëve të Kurdistanit si përgjegjëse për tërheqjen paqësore të peshmerges nga Kerkuku. Ndërkohë që Barzani mbante këtë fjalim, po organizohej një skenë e dhunshme ku pati përplasje fizike me antarë opozitarë të parlamentit.  

...

...Washingtoni është gjithnjë e më i shqetësuar në lidhje me faktin se gjithnjë e më shumë Bagdati po injoron thirrjet për “KYB të fuqishme” brenda “Irakut të bashkuar”. Thirrje të këtilla, pa dyshim që më shume se për të sigurar të drejtat demokratike të popullit kurd ka të bëjë me faktin se KBY-ja është një element i rëndësishëm që SHBA-ja përdor për operacionet e saj në Irak dhe në gjithë rajonin.

Këshilltari i lartë ish zëvendës-presidentit të SHBA-së Cheney, pra personi që është bashkëfajtor për shumë krime të luftës të kryera gjatë pushtimit të Irakut në vitin 2003, John Hannah duke u nisur nga ndryshimet që ka pësuar rrjedha e ngjarjeve së fundmi e ka deklaruar “Kurdistanin rajonal mundësisht si suksesin më të madh të gjithë projekteve të SHBA-së në Irak.” Duke i qëndruar mendimit e ‘koha’ e referndumit nuk është zgjedhur siç duhet, është shprehur kështu për kanalin televiziv kur të drejtuar nga KDPështë krijuar një përshtypje e përgjithshme se në gjithë Lindjen e Mesmen ndërkohë që një ndër aleatët më të rëndësishëm gjatë periudhës së luftës është duke iu afruar gjithnjë e më shumë forcave iraniane, Amerika ka zgjedhur të mos përfshihet dhe të luajë vetëm rolin e vëshgueses.

Në javën që lamë pas, New York Times ka publikuar një artikull të senatorit amerikan John McCain me titullin “Na nevojitet një trategji e re në Lindjen e Mesme”. McCain në artikullin e tij ankohet për tensionimin e “forcave amerikane” në Lindjen e Mesme dhe këtë gjë e lidh me “tërheqjen” e SHBA-së nga rajoni (pra e ka fjalën për tërheqjen e Amerikës nga sulmi i drejtuar drejt Sirisë në vitin 2013 dhe nga parandalimi i “ndikueshmërisë negative” të Iranit në Lindjen e Mesme.)

McCain është shprehur se është e papranueshme sesi qeveria e Bagdatit që Amerika e ka mbështetur dhe eka armatosur ka marrë ndihmë nga Teherani për të dëbuar peshmerget nga Kerkuku dhe për të rimarrë kontrollin e territoreve të pushtuara nga ISIS-i. Senatori për partinë republikane, që është një nxitës i luftrave shkruan kështu në në artikullin e tij: “Nëse vazhdojmë në këtë situatë në rrugën tonë me sy mbyllur, kur të zgjohemi nga ky gjumë do të shohim si Amerika do të ketë humbur ndikueshmërinë e saj në një ndër rajonet më të rëndësishëm në botë. Prandaj është e rëndësishme që amerikanët t’i japin rëndësi ngjarjeve aktuale që ndodhin në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye nuk duhet t’i braktisim miqtë tanë të përhershëm si për shembull kurdët.”

Amerika dhe aktorë të tjerë politikë në rajon, fati i të cilëve është i lidhur me atë të Amerikës tashmë e kanë kuptuar se këto metoda të gatshme që kanë përdorur deri më tani nuk po sjellin më rezultate. Çdo ditë e më shumë po bëhet gjithnjë e më e qartë se Amerika dhe miqtë e saj janë duke humbur efektshmërinë në Azinë Perëndimore. Tashmë at që do të bëjnë politikë në këtë rajon nuk duhet të marrin më parasysh Amerikën, por përkundrazi duhet të vështrojnë nga Fronti i Rezistencës dhe të gjithë forcave të tjera që bashkëpunojnë me atë.



Burimi : İntizar