Papa dënoi sulmet terroriste anembanë botës

Publikuar në Nën. 10, 2017, 4:28 a.m.

Papa Françesku dënoi të mërkurën sulmet terroriste në të gjithë botën, përfshirë  këtu edhe në Nju Jork, ku u vranë tetë vetë, duke thënë se ai ishte "i pikëlluar" nga ngjarjet.

"Unë jam i pikëlluar nga sulmet terroriste në ditët e fundit në Somali, Afganistan dhe dje në Nju Jork", tha Papa gjatë lutjes së tij të Angelusit në Sheshin e Shën Pjetrit.

Ai i kërkoi njerëzve që të luteshin që Zoti "të shndërronte zemrat e terroristëve dhe të lirojë botën e urrejtjes dhe të çmendurisë që abuzon me  emrin e Zotit për të shpërndarë vdekjen", duke shtuar se po lutej për viktimat dhe familjet e tyre.

Tetë njerëz u vranë dhe 11-të u plagosën në Lower Manhattan, Nju Jork, të martën, kur shoferi i një kamioni goditi njerëzit në një rrugë me bicikleta.

Të paktën 27 vetë u vranë të shtunën në kryeqytetin Mogadishu, në një sulm të pretenduar nga Al-Kaida në bashkëpunim me militantët e Shabaab.

Në Afganistan, një adoleshent shpërtheu në lagjen diplomatike të fortifikuar të Kabulit të martën dhe vrau të paktën pesë persona.



Burimi : AFP