Stambolli organizoi konferencën e këndimit të Kur'anit

Publikuar në Nën. 9, 2017, 6 a.m.

Konferenca e Dytë Ndërkombëtare mbi Këndimin e Kur’anit mbahet në Stamboll.

Ekspertët, mendimtarët dhe dijetarët nga vende të ndryshme morën pjesë në ngjarjen, e cila filloi të premten, raportoi turkpress.co.

Ajo u organizua nën mbikëqyrjen e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet).

Shefi i Diyanetit, Ali Erbas, zëvendëskryeministri i Turqisë dhe një numër i zyrtarëve të tjerë të lartë morën pjesë në ceremoninë e hapjes.

Duke ju drejtuar ceremonisë, Ali Erbas theksoi statusin e mësimit të këndimit të Kur’anit në Islam dhe tha se duhet bërë më shumë përpjekje për ta rritur atë.

Konferenca ndërkombëtare, e cila përfundoi të dielën, synonte të diskutonte mënyrat për të përmirësuar nivelin e recitimit të Kur'anit në vendet muslimane.



Burimi : IQNA