Riadi akuzoi Libanin se i ka shpall luftë Arabisë Saudite

Publikuar në Nën. 8, 2017, 7:14 a.m.

Arabia Saudite ka akuzuar qeverinë në Liban se i ka shpall luftë Riadit për shkak të “agresionit” të Hezbollahut, për shkak të cilës ka eskaluar situata e tensionuar e cila kërcënon të destabilizojë Libanin. Rreziku i gjerë i krizës politike mbi Libanin në të cilin po mbahet stabiliteti i brishtë  nga që Saad Hariri, aleat i Arabisë Saudite, ka dhënë dorëheqje në pozitën e kryeministrit të  shtunën, pas së cilës e ka akuzuar Iranin dhe Hezbollahun për”mbjelljes së trazirave” në rajon.

Hapi i papritur poashtu ka ndezur frikë nga eskalimet në rajon në mes Iranit dhe shteteve të Gjirit me theks të posaçëm të Arabisë Saudite, në të cilin Libani gjendet në linjën e parë. Thamer al Sabhab, ministri saudit për çështje të Gjirit, të hënën ka thënë se”vijojnë pasojat për qeverinë e Libanit, e cila i ka shpall luftë Arabisë Saudite”, për atë që e ka përshkruar se”akt agresioni” qëndrimin e Hezbollahut.

Në intervistën për televizionin Al Arabija Sabhani ka thënë se Hezbollahu është i përfshirë në çdo”akt terrorist” i cili i ka kërcënuar Arabisë Saudite. ”Libanezët duhet të zgjedhin në mes paqes dhe qëndrimit në anën e Hezbollahut”, ka thënë ai, por nuk e ka qartësuar se çfarë aksioni do të ndërmerr kundër Bejrutit. Zyrtarët libanez nuk i kanë komentuar akoma theksimet e Sabhanit. Të shqetësuar me retorikën e fuqishëm janë disa analistë me deklaratat e zyrtarit saudit.

“Njerëzit janë të shqetësuar për shkak të retorikës së ashpër”. Saad Hariri  politikani sunit dhe aleati shumëvjeçar i Arabisë Saudite, ka publikuara nga Riadi se jep dorëheqje. Pas kësaj ka ra qeveria libaneze e koalicionit, pjesë e së cilës ishte edhe Hezbollahu.

“Libani është i ndarë në dy kampe(tabore)”, thotë analisti politik Haldun el Sharif.”Njëri është proiranian, e tjetri prosaudit”, që do të thotë , se në rast se situata përkeqësohet, do të mund të vjen gjer te konfrontimi i të dy palëve, sikurse që ka ndodh gjer tani në Lindjen e Afërt. Për këtë shkak duhet gjetur zgjidhjen”.



Burimi : SAFF